Mësuesi

Dedikim për heronjtë e ditës

Mësuesit - Heronjtë e përditshëm të dijes: Asnjëherë nuk do të ishte e mundur të shpërblehej durimi, fryma e tyre, koha, pasioni dhe përkushtimi në përditshmërinë e kushteve të vështira, në zona të thella, shpesh në përballje edhe me rreziqe...

Mësuesi, mrekullia e parë pas prindërve që nga gjenialiteti i Aristotelit e te Pandeli Sotiri, nga motrat Qiriazi e të Aleksandër Xhuvani… nga Antikiteti deri te gjithë dituria moderne, ndërthurur gjithë shkëlqimi në figurën e tij duke e bërë imazhin më madhështor të dijes universale. 


... Para mësuesve tanë, fjalët humbasin dhe varfërohen: janë aq të vogla para asaj që ndjejmë dhe admirojmë kundrejt atyre që rrezatojnë dije dhe urtësi. 

Çdonjëri nga ne ka në zemër imazhin e mësuesit të tij të preferuar të cilit i falet me mirënjohje.


Pavarësisht se çfarë profesioni ka: inxhinier, mjek, poet, ministër, stilist apo gjithçka tjetër, dikur ka qenë nxënës, ka patur përballë Mësuesin, që dedikonte frymën dhe pasionin, për të instaluar te vogëlushët dije, kulturë dhe edukatë.


Mësuesit - Heronjtë e përditshëm të dijes: Asnjëherë nuk do të ishte e mundur të shpërblehej durimi, fryma e tyre, koha, pasioni dhe përkushtimi në përditshmërinë e kushteve të vështira, në zona të thella, shpesh në përballje edhe me rreziqe, me injorancën dhe jo rrallë…(me keqardhje) edhe me indiferencën (?!).


Gjithkush mund të bëjë çdo gjë që mendon se mundet, por nuk mund të funksionojë pa dijen.


T’i nderojmë, jo vetëm për atë të cilët janë, por për atë se cilët jemi  përballë tyre.

T’u shprehim mirënjohje, respekt dhe dashamirësinë tonë, sot e përgjithmonë!

Falenderime të sinqerta për gjithë mësuesit dhe kolegët për punën e vështirë dhe përkushtimin e përditshëm!


Jeni të ҁmuar, për misionin e përjetshëm: Përkushtimi Juaj është plazma që përcakton vitalitetin e kulturës sonë kombëtare.


Mirënjohje për gjithë mrekullitë që bëni çdo ditë!


Mirënjohje  për të gjitha ditët  me kaq ngjyra si vetë misioni ynë!!!


(Dhurata Agalliu, mësuese gjuhe dhe letërsie, shkolla Velabisht, Berat; Portali Shkollor)

9,613 Lexime
5 vjet më parë