NASA

Dy gurë gjigantë hapësinorë janë nisur drejt Tokës

Gjysmë kometa C/2016 U1 NEOWISE, mund të bëhet e dukshme nëpërmjet një palë dylbish, por megjithatë nuk është komplet e dukshme. Ajo po lëviz me shpejtësi të madhe drejt Tokës, por nuk konsiderohet si rrezik për planetin tonë.

Këtë javë një kometë që mbërriti në skajet e sistemit tonë diellor do jetë e dukshme për herë të parë nga planeti ynë sepse është duke iu afruar orbitës së tij. Kometa është 106 milionë km larg Tokës në pikën e saj më të afërt.

Një tjetër objekt i zbuluar, i quajtur 2016 WF9, ka bërë një "tur" përgjatë planetit tonë duke iu afruar orbitës së Jupiterit. Më 25 shkurt të këtij viti, ai do i afrohet orbitës së Tokës, duke përshkruar një distancë prej 51 milionë kilometrash. NASA nuk ka zbuluar akoma nëse guri gjigant është një asteroid apo një kometë.

Gjysmë kometa C/2016 U1 NEOWISE, mund të bëhet e dukshme nëpërmjet një palë dylbish, por megjithatë nuk është akoma e ditur nëse ajo do të jetë komplet e dukshme. Ajo po lëviz me shpejtësi të madhe drejt Tokës çdo ditë e më shumë, por nuk konsiderohet si rrezik për planetin tonë.

2,064 Lexime
7 vjet më parë