Ekspozitë në Galerinë e Arteve në Sarandë
I njohur për fuqinë e koloritit ai sjell perëndimet origjinale. Përdorues i guximshëm i së verdhës, kafes, portokallisë, ngjyrës së purpurt dhe plumbit, Jonuzi qëndron emocionalisht i freskët duke e kërkuar formën përmes ngjyrave.
Mbizotërojnë koleksioni i imazheve bregdetare, por edhe portretet. Kështu vjen në Sarandë piktori Nestor Jonuzi. Ai ekspozon 40 vepra në Galerinë e Artit në Sarandë.
I njohur për fuqinë e koloritit ai sjell perëndimet origjinale. Përdorues i guximshëm i së verdhës, kafes, portokallisë, ngjyrës së purpurt dhe plumbit, Jonuzi qëndron emocionalisht i freskët duke e kërkuar formën përmes ngjyrave.
Kritikët vlerësojnë se piktura në vaj është e një stili origjinal tek i cili ndërhyhet vazhdimisht për ta pajisur me emocione të reja.
Veprat me përmasa të mëdha 2 x 1.70 m kanë tërhequr vizitorë të shumtë në galeri, dhe kjo sipas drejtorit Lefter Ceko lidhet me kulmit e sezonit turistik.
I njohur edhe si piktor i Shkollës së Vlorës ka realizuar në pikturë shumë momente të lidhura me periudha historike që nga epoka e Skënderbeut, Pavarësia, Lufta e Dytë, ndërsa spikat për një radhë portretesh të figurave historike.
Takim me prindër në Shkollën Profesionale në Kamëz
“Dhuro një lule, dhuro një jetë”
Çfarë mund të hash me 30 dollarë në vende të ndryshme