28 Nëntori

Festa e Flamurit në klasën e mësimdhënëses Dhurata Thaqi

Dhurata Thaqi, mësimdhënëse në SHFMU "Zgjimi", së bashku me nxënësit e saj të klasës VI/1 ka realizuar disa aktivitete në klasë për Ditën e Flamurit, ndër to edhe një recital.

Mësimdhënësja Dhurata Thaqi ka organizuar një recital me nxënësit e saj të klasës VI, të cilët recituan poezinë nga autori Selim Tahiri "Jam shqiptar e kosovar"



Si aktivitet tjetër kishin punimin e një hameri, ku çdo nxënës duhej të ngjyroste njërën dorë dhe, bashkë me një nxënës tjetër, të formonin shqiponjën. 



“Për ne ka qenë një festë shumë simbolike, ku nxënësit me shumë pasion dhe dashuri bashkëpunuan dhe e shijuan shumë këtë ditë”, - ka thënë mësimdhënësja Dhurata Thaqi.  



Më poshtë gjeni foto të realizuara gjatë aktiviteteve. 

 



Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

 

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

1,921 Lexime
2 vjet më parë