Koha e lirë

Filma të përshtatshëm për prindërit dhe mësuesit gjatë pushimeve dimërore

Gjatë këtyre pushimeve dimërore, është e rëndësishme për mësimdhënësit dhe prindërit të lënë kohë për të parë filma. Të ulesh me një filxhan kakao të nxehtë dhe të shikosh filmat më të mirë të Krishtlindjeve të realizuara ndonjëherë është mënyra e përsosur për të hyrë në frymën e festave.

Më poshtë kemi renditur 10 filma për pushime dimërore që çdo mësues dhe prind duhet t'i shikojë.


10. The Princess Switch (Ndërrimi i princeshave)


Një javë para Krishtlindjeve, një dukeshë ndërron vendin me një grua të zakonshme nga Çikago, e cila duket tamam si ajo.


9. The Knight Before Christmas (Kalorësi para Krishtlindjeve)


Një kalorës mesjetar anglez transportohet në ditët e sotme, ku bie në dashuri me një mësuese shkencash të shkollës së mesme.


8. Holidate (Partneri i festave)


Dy të panjohur vendosin të bëhen bashkë vetëm për të qenë partnerët e njëri-tjetrit për të gjitha festimet e tyre, nga dasmat te festat.


7. A Christmas Prince (Një princ Krishtlindjesh)


Një gazetare e re udhëton jashtë vendit për të marrë informata rreth një familjeje mbretërore dhe e gjen veten në një përrallë të vërtetë


6. Christmas Wedding Planner (Planifikuesja e dasmave gjatë Krishtlindjeve)


Ndërsa planifikuesja e dasmave Kelsey po planifikon dasmën e kushëririt të saj, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç ajo ka planifikuar.


5. The Muppet Christmas Carol (Këngët e Krishtlindjeve Muppet)


Në këtë film, Ebenezer Scrooge vizitohet nga tre shpirtra që i tregojnë atij të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij.


4. Christmas With The Kranks (Krishtlindjet me familjen Kranks)


Luther dhe Nora Krank kanë vendosur të mos festojnë Krishtlindjet këtë vit. Problemi? Qyteti i tyre është i fiksuar pas Krishtlindjeve prandaj komshinjtë e tyre janë të pakënaqur nga ky vendim i tyre.


3. Santa Clause (Babagjyshi)


Scott Calvin vret aksidentalisht Santa Claus-in dhe tani duhet të bëhet Santa i ri, sipas kushteve të Santa Clause-it. Ai është futur në një pozicion që nuk e dëshiron. Të qenët një njeri i gëzuar dhe bujar nuk lidhet me të qenit një drejtues marketingu i korporatës. 


2. Rudolph (Rudolfi)


Ka shumë gjëra që ndodhin në këtë film, por le të përqendrohemi në Ishullin e lodrave të papërshtatshme. Këto janë lodra që nuk u pranuan për "të metat" e tyre. Megjithatë, ato thjesht nuk i kishin gjetur ende fëmijët e duhur. Në fund, ato pranohen siç duhet dhe shijojnë një lumturi të përjetshme.


1. Iron Man 3 (Njeriu i hekurt 3)


Tani e di se çfarë po mendoni. Pse është Iron Man në një listë filmash për Krishtlindje? Ky është një film i drejtuar nga Shane Black, i cili njihet për vendosjen e filmave të tij rreth Krishtlindjeve.


Burimi: Klikoni këtu  


Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,755 Lexime
2 vjet më parë