Zbulime të reja arkeologjike

Gjatë rindërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti’’ në Durrës zbulohen gjetje arkeologjike tepër të rëndësishme

Një zbulim i rrallë ka dalë në dritë në qytetin e Durrësit. Gjatë rindërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti’’, janë zbuluar gjetje arkeologjike tepër të rëndësishme si për nga tipologjia, ashtu edhe nga vetë historia e zhvillimit të qytetit antik.

Bëhet fjalë për një bazament kolone, fragmente muresh, fragmente potenciale të pikturës murale e fragmente mermeri, që nga vlerësimi paraprak përkojnë me elemente tipike të strukturës së një vile romake. 

Por gjetja kryesore është një mozaik floreal, që nëntoka e ka ruajtur në një gjendje mjaft të mirë, i periudhës së hershme perandorake romake, që në fazën aktuale, mendohet të mbulojë një sipërfaqe prej afro 30 m2. Hulumtimi i mëtejshëm pritet të zbulojë edhe elemente të tjerë të rëndësishëm të sitit arkeologjik.

Pas këtij zbulimi do të realizohet gërmimi arkeologjik i hapur me qëllim evidentimin e plotë të këtij siti, në vijim të së cilit do të vlerësohet ecuria e mëtejshme e projektit dhe destinacionin final të materialeve arkeologjike.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

654 Lexime
6 muaj më parë