MBI EMANCIPIMIN E FEMRËS

Gratë më të famshme të botës kanë një mesazh të rëndësishëm për femrën

Gratë më të famshme të botës, si këngëtare, aktore, fituese të çmimit Nobel kanë për të thënë diçka për gjininë femërore.
Disa nga shprehjet më të bukura, thënë nga gratë e famshme:

Më datë 8 mars shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Fjalët janë një forcë e fuqishme. Ata mund të ndryshojnë historinë, të mobilizojnë ushtritë dhe të fillojnë revolucionet. 


Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas do fokusohemi në përpjekjet për barazi gjinore dhe festimin e arritjeve të grave. Për rastin e 8 marsit, “Mirror” ka zgjedhur mesazhet më të rëndësishme të thëna nga femrat më të famshme të globit, pikërisht për gratë. 


Gratë më të famshme të botës, si këngëtare, aktore, fituese të çmimit Nobel kanë për të thënë diçka për gjininë femërore. 

Disa nga shprehjet më të bukura, thënë nga gratë e famshme:


Malala Yousafzai, aktiviste dhe fituese e çmimit Nobel 2014:

"Ne nuk mund të kemi sukses, kur gjysma prej nesh pengohen të ecin përpara"


Gillian Anderson, aktore dhe aktiviste

Feminizmi nuk ka të bëjë me rritjen profesionale të grave, ata (gratë) janë tashmë të forta, por është ndryshimi i mënyrës se si bota e percepton këtë force


Annie Lennox, këngëtare dhe aktiviste politike

"Ne të gjithë luftojmë mbi atë që ka etiketën 'feminizëm', por për mua ka të bëjë me fuqizimin. Nuk ka të bëjë me të qenit më të fuqishëm se burrat - ka të bëjë me të drejtat e barabarta në mbrojtjen, mbështetjen, drejtësinë. Bëhet fjalë për gjëra shumë themelore. Nuk është një simbol sikundër një artikull i modës ".


Bette Davis, aktore

"Kur një burrë jep mendimin e tij ai është një zotëri. Kur një grua jep mendimin e saj, për fat të keq shpesh quhet e përdalë”


Madeleine Albright, politikane

"Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë gratë e tjera".


Rebecca West, shkrimtare

"Unë vetë nuk kam qenë në gjendje të zbuloj saktësisht se çfarë është feminizmi: Unë vetëm e di se njerëzit më quajnë feministe sa herë që unë shpreh ndjenja që më dallojnë nga një çerdhe"


Hillary Clinton, politikane

"Unë besoj se të drejtat e grave dhe vajzave janë biznesi i papërfunduar i shekullit të 21-të".


Beyoncé, këngëtare

"Kush e drejton botën? Vajzat".


Maya Angelou, shkrimtare

“Unë jam feministe. Unë jam një femër dhe do të ishte budallallëk pot ë mos isha në anën time”


Kate Nash, këngëtare

Feminizmi nuk është fjalë e ndyrë, por mbi të gjitha barazi


Michelle Obama, ish-zonja e parë e Amerikës

"Asnjë vend kurrë nuk mund të lulëzojë me të vërtetë nëse e mbyt potencialin e grave të saj dhe i privon vetes kontributet e gjysmës së qytetarëve të saj".


Angelina Jolie, aktore dhe aktiviste

"Gratë ende trajtohen si çështje dytësore. Është akoma shumë e pranuar që udhëheqësit injorojnë të vërtetat e pakëndshme ... Gratë, ne e dimë, janë të parat që preken nga lufta dhe të fundit që duhet marrë parasysh kur mbaron ".


Antonella Gambotto-Burke, gazetare

"Vetëm nëpërmjet vajzës sime kam arritur të kuptoj se një jetë pa feminitet - pa mister, emocion, butësi dhe forcën e brendshme e dashurië e gruas - nuk është aspak jetë."



(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)

3,263 Lexime
5 vjet më parë