LEZHË

Hapet muzeu i shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja”, shfaqje nga nxënësit e klasave të muzikës

Në kuadër të 579 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, nxënësit e klasave të muzikës së kësaj shkolle kanë organizuar një koncert me këngë dhe pjesë muzikore duke u ndjekur me vëmendje të pranishmit në këtë aktivitet të organizuar në këtë ditë të shënuar të "Besëlidhjes".

Ka qenë një ditë ndryshe për shkollën 9-vjeçare "Besëlidhja" në Lezhë me rastin e përkujtimit të 2 marsit, Kuvendit të Besëlidhjes.


Me rastin e kësaj dite, historia dhe arritjet ndër vite të shkollës janë prezantuar përmes një muzeu të ngritur në ambientet e shkollës. Kjo nisëm u realizua falë bashkëpunimit dhe kontributit mësues, nxënës dhe prindër.


Përurimi i muzeut u bë në 579-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, emër të cilin e mban edhe kjo shkollë. Të pranishëm ishin mësues dhe ish-mësues ndër vite, prindër, nxënës, përfaqësues lokal e drejtues të arsimit në Lezhë. 


Drejtoresha e shkollës Anisa Skandaj tha se prej vitesh këtu është prezantuar një histori, punë e suksese dhe nuk kishte si të mungonte një muze. Sipas saj, kjo ishte domosdoshmëri pasi do të nxisë edukimin, studimin dhe ndërtimin e një historie të vazhdueshme suksesi.

Drejtori i Rajonal i Arsimit Parauniversitar në Lezhë, Hasan Muça u shpreh se ngritja e muzeut ka vlera të jashtëzakonshme për këtë shkollë e cila sot krenon të gjithë Lezhën me arritjet e saj dhe shpresën që krijon ajo për brezat.

Në kuadër të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, nxënësit e klasave të muzikës së kësaj shkolle kanë organizuar një koncert me këngë dhe pjesë muzikore duke u ndjekur me vëmendje të pranishmit në këtë aktivitet të organizuar në këtë ditë të shënuar të "Besëlidhjes".


Nga Lindita Kokaj

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

718 Lexime
1 vit më parë