Hapet shkolla shqipe në Rümlang të Kantonit të Zyrihut
Vazhdojnë sukseset e "Shkollës Shqipe" në Zvicër, nga njëra shkollë te tjetra, nga njëri kanton te tjetri, vazhdon të rritet interesimi i prindërve dhe njëkohësisht edhe i nxënësve, të cilët vijnë me përkushtim t`i ndjekin mësimet në gjuhën amtare.
Këtë javë hapi dyert edhe shkolla shqipe në Rümlang të Zyrihut. E kemi thënë në vazhdimësi se aty ku mësuesit punojnë me përkushtim dhe bëhen bashkë me prindërit sukseset nuk mungojnë. Kjo është dëshmi e pikës shkollore në Rümlang të Zyrihut dhe dhjetëra pikave shkollore ku prindër dhe mësues u bënë bashkë me qëllim që të hapet pika shkolloresa më afërm këtyre fëmijëve, të cilët jetojnë dhe i vijojnë mësimet në shkollën e vendit në këtë rajon. Mësimi zhvillohet çdo të hëne nga ora 16:00 -18:30, ku Medini, Burhani, Jora, Aroni, Alisa, Xhensila, Saranda, Rejhani, Sara, Almini, Lorisi, Rinesa, Lea, Selina dhe Era ju bëjnë thirrje edhe bashkëmoshatarëve të tjerë, t`iu bashkëngjiten në orët mësimore të gjuhës shqipe.
Të gjithë kanë arsye të buzëqeshin, nxënës, prindër, mësues, sepse i shoqërojnë fjalët që mrekullueshëm tingëllojnë, ora e mësimit në gjuhën shqipe ka filluar!
Klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhënshqipe i ngjasonte një çerdheje të vogël nëvendlindje. Një copëz e atdheut shpërndahej nëpërmjet teksteve shkollore “Gjuha dhe kultura kombëtare. Në fytyrat e prindërve shihej qartë gëzimi se tani fëmijët e tyre jo vetëm që do të mësojnë edhe shqip, por edhe e kanë afër shkollën shqipe. Gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim sa më të afërt e treguan edhe në mbledhjen e prindërve në mbrëmjen e kësaj të hëne, ku ata vullnetarisht zgjodhën edhe kryetaren e Këshillit prindëror znj. Burbuqe Elmazi, e cila së bashku me prindërit tjerë do të angazhohen jo vetëm në rritjen e numrit të nxënësve por edhe rreth aktiviteteve të lira.
Shkruan: Vaxhid Sejdiu
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Bedri Dedja, gjithmonë për brezat e së ardhmes” – Aktiviteti në nderim të autorit dhe krijimtarisë së tij për fëmijë
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Këshilla për mësuesit që punojnë me tekstin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”