
"Harresë ndjenje", poezi nga studentja Erisa Hoxhallari
Të qenit një laborante e aftë kërkon dhe një mendje preçize, sy estetik e shpirt artistik, gjë që dhe me parë është spikatur nga mësueset e saj të gjimnazit. Erisa Hoxhallari, 19 vjeç, studente ekselente në vitin e dytë për laborante dentare, sot ka përzgjedhur të ndaj me ne një nga poezitë e saj.
Harresë ndjenje
Eci, rropatem rrugëve të pafund.
A thua do të gjej atë që humba?!
Mizorinë e vet bota lëshoi,
Shpirtin seç ma sakatoi.
Ah, si më parë buza më s'buzëqesh,
As syri s'sheh më të njëjtin diell.
Humnerëisem mendimesh të panumërta,
Më kot, s'harroj atë që humba...
Toka pret e përcjellë shumë njerëz të tjerë,
Po se di si ty më do të ketë?!
Nën vete mbartë mijëra sekrete,
Të rrënjosura, të groposura për mijëra vjet...
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Poezi nga nxënësja Steisi Ndoni, talenti i vogël me ëndrra të mëdha
Laura Kërtalli, e para maturante që ka shkruar një libër mbi regjimin komunist në Shqipëri
“Shkolla ime”, ese nga nxënësja Besarta Bracaj