Dedikim

Heronjtë e vërtetë

“Askush nuk mund të jetë një superhero më i mirë se prindërit tuaj”-mesazh shumë domethënës i shkëputur nga shkrimi të cilin nxënësja e klasës së 8–të Aila Budini ja kushton prindërve të saj.

Nuk ndihem mirë kur dëgjoj për heronjtë në filma vizatimorë ose në përralla. Nuk mendoj se Supremen-i apo Batman duhet të konsiderohen si superheronjtë e fëmijëve. Çdo ditë këta superheronjë imagjinarë nuk do të jenë kurrë aty për ju dhe do t'ju shpëtojnë siç mendoni se munden. 


A do t’ju qëndrojnë ata aty pranë kokës kur të jeni sëmurë? A do të qëndrojnë me ju çdo natë që keni frikë nga errësira? A do t'ju gatuajnë ushqimin tuaj të preferuar. A do të vrapojnë në spital kur të jeni të sëmurë? A do t'ju vënë në radhë të parë pavarësisht gjithçkaje? A do të bëjnë sakrifica për ju pavarësisht gjithçkaje? A do të shkojnë jashtë shtetit dhe do të jenë emigrante vetëm që ju të keni një jetë më të mirë, për të pasur një arsim më të mirë? A do të bëjnë gjithçka që çdo ëndërr e juaja të realizohet? A do t'ju pyesin çdo natë se çfarë përrallë doni të dëgjoni sot? A do të dëgjoni prej tyre gjëra të tilla si: "Si ishte shkolla sot e bukura ime?"; "Çfarë dëshiron të të bej që të jesh më e lumtur?"...


Askush nuk mund të jetë një superhero më i mirë se prindërit tuaj. Sepse në fund të çdo dite ata do të jenë aty për ju, ose në një vend tjetër për të bërë gjithçka për ju, që ju të keni një jetë më të mirë. A nuk është e dhimbshme të shohësh nënën ose babin, apo edhe të dy, në ekranin e telefonit, çdo natë. A nuk jeni të trishtuar sepse gjithçka që ata po bëjnë po bëjnë për ju? A nuk ndiheni të trishtuar kur shihni mamin dhe babin tuaj duke ardhur në shtëpi të lodhur, dhe përsëri duke qene aty për ju  dhe duke qenë të sigurt se po ha një vakt të këndshëm të ngrohtë në tryezë të gjithë së bashku? Ajo që më dhemb më shumë është se babai im nuk është këtu pranë meje, sepse ai është atje jashtë, në një vend tjetër duke punuar për mua dhe vëllanë tim, sepse gjithçka që ai dëshiron është që ne të jemi të lumtur. Ai dëshiron që ne të jemi të sigurt, ai dëshiron që ne të kemi jetën që duam. Ai kurrë nuk mendon se sa i lodhur mund të bëhet, apo sa të vështira janë gjërat për të pikërisht atje. Ai kurrë nuk mendon për veten e tij. Gjithçka që ai mendon jemi ne dhe familja jonë. Ai kurrë nuk do të donte që ne të ishim të pakënaqur ose të mos kishim jetën që duam. Ai thjesht dëshiron të na shohë të buzëqeshim. Por çdo natë që flas me të në telefon, gjithçka që mund të mendoj është se ai përpiqet të na dhuroje një jetë më të mirë. Gjithçka që mund të mendoj është se si ai po e vendos veten e tij të fundit dhe si po përpiqet dhe përpiqet kaq shumë. Është e vështirë për ne që të mos e shohim atë përreth. Është shumë e vështirë për të gjithë. Edhe nëse është i lodhur, ai gjithmonë do të duket i lumtur vetëm që edhe ne të buzëqeshim.


Mami im. Edhe mami im është një heroine. Është e vështirë për të, të kujdeset e vetme për ne. Por unë jam këtu për të. Unë me të vërtetë dua ta ndihmoj dhe të mos e shoh të lodhur. Unë dua shumë që ajo të jetë e qetë dhe të mendojë një herë për veten. Por kështu janë prindërit. Ata kurrë nuk mendojnë për lumturinë e tyre. Është e lehtë për ne të ankohemi gjatë gjithë kohës dhe t'u themi atyre se duam të blejmë gjërat që kanë miqtë tanë. Na duket e lehtë të jemi prind, por një ditë do të jemi edhe ne në pozicionin e tyre. Ne do të jemi prindërit më të mirë, të mësuar të jemi nga më të mirët. Ne patëm një shembull të mrekullueshëm se çfarë është dashuria e vërtetë.


Jo çdo prind e meriton të ketë titullin “prind”. Jo të gjithë e meritojnë këtë. Por për mua, duke parë prindërit e mi duke sakrifikuar gjithë ditët, mendoj dhe besoj vërtet se prindërit e mi e meritojnë plotësisht këtë titull. Kam dy heronj në jetën time, të cilëve ua kushtoj këtë shkrim. Ata meritojnë gjithçka, dhe shpresoj që unë të bëhem vajza që ata meritojnë. Do ta mbaj fjalën, do t'i bëj krenarë prindërit e mi dhe do të kenë vajzën që meritojnë. Ndoshta dukem kaq “dramatike” tani, por më besoni, një ditë do të bëhesh edhe ti prind dhe do të kuptosh që jo gjithçka është ashtu siç duket. I dua prindërit e mi, me të vërtetë i dua aq shumë, ata janë prindërit që një fëmijë mund të ëndërrojë të ketë.

Mami, babi, ju jeni heronjtë e mi!

Ju dua shume!




Aila Budini, klasa 8–të

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,642 Lexime
2 vjet më parë