TË RINJTË E VLERAVE

Ina Buçka nga Kucova pagëzon librin e saj të parë me emrin “Poete pa dashje”

Poezia është dashuria ime më e madhe. Është poltroni më i parapëlqyer për mua. Përpos vlerësimeve jam e gatshme të mirëpres edhe kritikat. Sepse kjo e fundit të përsos më tepër në vazhdimësi.

- Kush është Ina Bucka?

Ina Bucka ka lindur në qytetin e Kucovës, e cila përmes pasionit të saj për shkrimin, së fundmi ka botuar librin e saj të parë me poezi me titullin “Poete pa dashje”.


- Ina kujt ia dedikon këtë libër?

Në radhë të parë librin ia dedikoj vetes time. Falë përkushtimit dhe dëshirës sime ai libër erdhi në jetë. Familjes sime e cila më ka mbështetur gjithë këto vite. E mbi të gjitha zotit. Ndoshta duket qesharake por fal besimit që Ai pati tek unë, sot zotëroj talent, dhunti, pasion e frymëzim. Nëse sot më ka bërë të nidhem e vlerësuar, atëherë është detyra ime ta bëj të njëjtën gjë. Faleminderit zot.


- Ku e gjen muzën e frymëzimit?

Muza ime e frymëzimit është universi, gjithësia, Dielli, shiu, qielli, Toka, yjet, Hëna, vetmia, zhurma, loti, buzëqeshja. Cdo ngjarje më frymëzon, cdo foto, cdo portret dhe cdo kafshë. Gjithcka që ka realitet dhe domethënie është muzë frymëzimi për mua.


- Mund të na flasësh pak për botën tënde krijuese?

Unë kam në jetë që shkruaj. Një jetë me lapsa dhe fleta. Por edhe sot pas 14 vitesh bota ime krijuese është dicka e mistershme apo enigmatike. Është një lloj “shpirti i dytë” që unë e ruaj më shumë fanatizëm. Më kujtohet si sot në moshën 13 vjec kur një natë dicka e paemërt, e paprekshme, pa aromë më shtynë drejt fletës dhe lapsit pa e pasur idenë cdo të shkruaja. Po ajo cka deshifrova ishte se atë natë u shndërrova në “minipoete”. Atë natë solla në jet poezinë me titull “poete pa dashje”. Titull që moderon kopertinën e librit tim të parë.


- Cilat janë dëshirat dhe pasionet e tua?

Një nga dëshirat e mia ishte të botoja një libër. Falë zotit dhe miqve të mi ia arrita ta botoja. E duke më pëlqyer kjo gjendje dëshira ime tjetër është të bëhem prapë poete apo shkrimtare. Pse jo të botojë edhe libra të tjerë në vazhdimësi. Unë besoj tek vetja dhe do t’ia dal. Ndërsa pasione kam shumë së pari më pëlqen të stiloj veshje por duke qenë se skam dorë në vizatim e kam lënë në hije këtë pjesë. Më pëlqen të gatuaj. E kujt si pëlqen në fakt. Kuzhina është art e në art eksplorohet. Pasion tjetër... të udhëtoj, të lexoj mbi të gjitha të shkrihem në rolin e autorit, personazhit, ngjarjes.


- Cfarë mund të na thuash për të rinjtë si ju, që shkruajnë? Ke një grup të tillë?

Sot pafund të rinjë që janë të prirur të shkruajnë në mënyrë ekzemplare. Por kam kutpuar që druhen të drejtohen tek Shtëpitë Botuese. Smë bën përshtypje se kështu kam qenë dhe unë. Por sot që që ndjeva këtë emocion dhe vlerësim i mbështes dhe “i detyroj në formë urdhëri” që të lexojnë sa më shumë dhe ti bëjnë realitet. Nuk dua ti bëj reklamë librit, por jam ndjerë tepër e nderuar kur disa nga miqtë e mi në instagram e kanë etiketuar si ogur i mirë për ta. Më vjen totalisht këndshëm që deri diku edhe posterat e mi janë bërë muza e frymëzimit. Eshtë vërtet nder i madh! Ndaj sot përpiqem ti ndihmojë të rinjtë, t’iu jap mendim kur më kërkojnë dhe ti ofrojë mbështetje sic kam gjetur unë tek të tjerët. Jemi vërtet në fund të shekullit XXI po duhet pranuar që në Shqipëri mungon lexueshmëria dhe furnizimi me libra. Jemi ne sot që duhet të lëm gjurmë dhe vepra për brezat e ardhshëm.


- Cfarë planesh dhe të reja kemi për krijimtarinë tënde? Kur do jetë libri i radhës?

Poezia është dashuria ime më e madhe. Është poltroni më i parapëlqyer për mua. Por kjo smë ndalon të punoj mbi një roman. Në fakt jam duke e sjell në jetë e shpresoj të pritet mirë. Romani titullohet: “Ajo ishte ajo” e dëshiroj shumë ta kem gati sa më parë për lexuesin. Përpos vlerësimeve jam e gatshme të mirëpres edhe kritikat. Sepse kjo e fundit të përsos më tepër në vazhdimësi.




(Portali Shkollor)

3,248 Lexime
4 vjet më parë