Fëmija 10 vjeç

Ja çfarë duhet të dijë një fëmijë para se të bëhet 10 vjeç

Fëmijës duhet t’i mësosh që të refuzojë dhunën dhe të zgjidhë gjithçka nëpërmjet dialogut. Në të vërtetë, fëmijëria e hershme është një terren i brishtë për përplasjet, mosmarrëveshjet dhe provokimet.

Nuk ka shkollë që të të tregojë se si të jesh një prind i mirë. Prandaj prindërit e kanë të vështirë dhe herë pas herë dyshojnë nëse vendimet që ata marrin në të mirë të fëmijës janë gjithmonë të duhurat.

Fëmijës duhet t’i mësosh që të refuzojë dhunën dhe të zgjidhë gjithçka nëpërmjet dialogut. Në të vërtetë, fëmijëria e hershme është një terren i brishtë për përplasjet, mosmarrëveshjet dhe provokimet. Të mësosh t’i përballosh në mënyrë inteligjente dhe të respektuar këto situata, është një mision i çmuar për t’iu dedikuar fëmijëve, para se të mbushin 10 vjeç. Pse pikërisht pas 10 viteve? Sepse kjo moshë përfaqëson sot, ndoshta momentin e kalimit të lidhjes nga fëmijëria e vërtetë në nisje të adoleshencës.


Stop dhunës


T’u mësosh fëmijëve të refuzojnë dhunën, si fizikë ashtu edhe verbale, nuk do të thotë t’u mësosh atyre që të grindesh dhe përballesh, është diçka e gabuar. Përkundrazi, është e rëndësishme se që të vegjël, përftohet vlera konstruktive e përballjes dhe diskutimit. Këto të fundit, bëhen në fakt momente rritjeje vendimtare dhe fëmijët duhet të ndihen të lirë të pajtohen dhe të argumentojnë mosmarrëveshjet e tyre si me moshatarët, ashtu edhe në mënyrë të diferencuar me të rriturit. Pika thelbësore është të mësohet të drejtohet mirë konflikti, pa ushtruar dhunë fizike e verbale apo deri dhe shantazhe. Në këtë kuptim, është mirë të promovohet dialog duke nisur që nga vitet e para të fëmijëve që në familje. T’u mësosh fëmijëve të dëgjojnë dhe të flasin, kur për shembull, ndërmjetësi ka përfunduar së argumentuari arsyet e tij. Këto mësime janë të vlefshme jo sapo fëmijët do të kenë rastin të ndërveprojnë në një komunitet si: azili, shkolla, ose thjesht parkingu poshtë shtëpisë.


Vlera personale


Sipas ekspertëve në psikologjinë e fëmijëve, në fashën e moshës së para 10 viteve, është e rëndësishme t’u transmetohet atyre që lumturia është një gjendje e brendshme, e pavarur nga të tjerat. Ose më saktë asnjë nuk mund të dhurojë lumturinë e vërtetë përveç nesh. Ky lloj leksioni, është ndoshta më i rëndësishmi, sepse vendos në qendër qenien njerëzore dhe përmbys perspektivën e përbashkët që kënaqësia dhe qetësia vijnë nga jashtë. Por bëhet fjalë për një lloj mësimi sa të thellë, aq edhe kompleks, me të cilin shpesh edhe i rrituri përballet. Megjithatë, roli i prindit, mund të bëhet rasti i duhur për të mësuar të jetohet në një botë autentike, duke ndryshuar të ardhmen dhe duke e nisur nga vetja jonë.


Respekti për diversitetin


Për fat të mirë, shoqëria është gjithnjë e më shumë e ngjyrosur dhe multikulturale dhe ky aspekt i jep fëmijëve të sotëm, mundësi të papërsëritshme rritjeje dhe përvoje. Në shkollë, në sport dhe në marrëdhënien e jetës, mësohet të respektohet çdo tip diversiteti, duke e shndërruar në një burim të çmuar. Por u takon edhe prindërve t’u mësojnë fëmijëve – dhe e mira është para moshës 10 vjeç – që diversiteti është një vlerë dhe që respekti është rregull. Në vijimësi, asnjë nuk duhet të qëndrojë pas. Promovimi i mbështetjes dhe vetëmohimit, do të jetë pastaj shumë më i lehtë për t’u përftuar nga fëmijët, nëse prindërit do të respektojnë të parët të tjerët.


Altruizmi


Jo vetëm si spektatorë të jashtëm, por është vendimtare të jepen edhe shembuj të mirë për fëmijët, duke ndihmuar se kush ka më shumë nevojë konkretisht dhe duke dënuar çdo lloj racizmi dhe egoizmi në mënyrë të drejtë dhe të pakthyeshme.

Fëmijët në të vërtetë u japin shumë rëndësi gjesteve dhe pa dyshim, i konsiderojnë prindërit modelet e tyre të parë referues. Kjo ndodh para së gjithash në vitet e para të jetës së fëmijës. Pikërisht në këtë periudhë bëhet e rëndësishme sjellja sipas disa parimeve, si altruizmi dhe hapja ndaj të tjerëve.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

5,827 Lexime
8 vjet më parë