Krijime për fëmijët

Vjersha për fëmijët e arsimit fillor

Në artikullin e mëposhtëm do të gjeni vjersha për pranverën, atdheun, rëndësinë e leximit të librave, qytetin, të drejtat dhe përgjithësitë e fëmijëve, për lojërat e tyre, por nuk mungojnë as vjershat për nënën dhe mësuesen/mësuesin. Shkruar nga Violeta Kuqi.

PRANVERA 


NDRYSHIMET NË PRANVERË


Sapo vjen pranvera,

dielli  n’horizont,

me rrezet e arta,

mbi tokë i lëshon.


Gjallërohen zogjtë,

pema nis shpërthen,

lulet shumëngjyrëshe,

mbulojnë gjithë dhenë.


Bora shkrin në male,

lumenjtë mbushen plot,

era ndalon vrapin,

gjithçka po ndryshon. 


Kjo pranverë kaq e bukur,

shumë punë na fton,

plugon tokën, hap kanale,

dhe rrit grurin në ugare.


Mbillet mistri nëpër fusha,

fidanët në serra,

mbillet jonxha e tërfili,

gjithçka nga pranvera.



PRANVERA TEK LULET


Dilni shihni rreth e rrotull,

Filloi gjallëria,

Çelën lulet në korie,

Erdhi kënaqësia.


Jam një lule manushaqe,

Lulëzoj në ferra,

Lajmëroj të gjithë botën,

Se erdhi pranvera.


Unë jam luledelja,

Me kurorë të bardhë,

Sapo vjen pranvera,

Trupin nxjerr ngadalë.


Mëshikoni mua,

jam lule zymbyli,

jam e bukur shumë,

erë kundërmimi.


Unëjam trëndafili,

kam shumëbukuri,

jam mbreti i luleve,

mbush me hijeshi.


PRANVERA TEK PEMËT


Në kopshtin e bukur,

pemët lulëzojnë,

stinën e pranverës,

 ato lajmërojnë.


Unë jam qershia,

me lule të bardha,

si një top dëbore,

nisa që të ngjaja.


Unë jam kajsia,

nisa lulëzova,

më të bukurat ngjyra,

ato i lëshova.


Po edhe unë dardha,

shumë e bukur jam,

lulet borë të bardha,

si kurorë i kam.


Në këtë stinë të bukur,

Ne pemët lulëzojmë,

Fillojmë të lidhim kokrra,

Dhe fruta ju dhurojmë.



PRANVERA DHE SHPENDËT


Në strehën e shtëpisë.

çerdhen nis ndërtoj,

unë dallëndyshja,

atje do jetoj.


Edhe unë lejleku,

bashkë me shumë shtegtarë,

u  kthyem  përsëri,

në pyllin plot gjallëri.


Unë jam qukapiku,

më quajnë druvarë,

me sqep punën nis,

si një punëtor i rrallë.


PRANVERA TEK KAFSHËT


Jam ariu, jam ariu,

nga gjumi u zgjova,

mora vrapin drejt në pyll,

dhe mjaltin kërkova.


O fëmijë jam ketrushi,

jam i vogël si lepurushi,

erdh pranvera dhe u zgjova,

për lajthi dola kërkova.


Cicërima e zogjve,

nga gjumi më zgjoi,

mua iriq gjembaçin,

pranvera më ftoi.



PRANVERA TEK INSEKTET


Pa vështroni në lëndina,

insektet punojnë,

grumbullojnë pa u lodhur,

pranverës i gëzojnë.


Unë jam bleta punëtore,

e palodhur shembullore,

lule më lule thith nektar,

t’ju dhuroj mjaltin e rrallë.


Jam flutura e bukur,

me krahët e shkruar,

shëtis lule më lule,

mjaltë kurrë s’kam dhuruar.



ATDHEU


Ç’ËSHTË ATDHEU?


Atdhe është dielli,

që lind e perëndon,

Atdhe janë lulet, 

që çelin e zbukurojnë.


Atdhe janë malet

që prekin retë në qiell,

atdhe janë lumenjtë,

që rrjedhin e zbukurojnë dhenë.


Atdhe janë fushat,

mbuluar me gjelbërim,

Atdhe janë liqenet,

që shtojnë më tepër bukurinë.


Atdhe është historia,

 e një populli për liri,

Atdhe është gjuha,

ku flet çdo njeri.


Atdhe janë këngët, 

e bukura shqiptare,

Atdhe janë vallet,

si shqipja nëpër male.


Atdhe janë kufijtë,

nga jugu në veri,

Atdhe është flamuri,

i bukur kuq e zi.


Atdhe janë figurat,

e njerëzve të shquar,

ata që mbrojtën vendin,

nga çdo armik i huaj.


Atdhe është një popull,

me rrënjë në histori,

Atdhe janë gërmimet,

që nxjerrin lashtësi.


Atdhe është krenaria,

për çdo plak e të ri,

Atdhe është trualli,

ku lind e vdes çdo njeri.


PA ATDHE


Pa atdhe nuk ka emër,

pa atdhe nuk ka liri,

pa atdhe je i braktisur,

pa atdhe s’ke krenari.


Pa atdhe je i humbur,

ku s’të njeh asnjeri,

pa atdhe nuk ke gjuhën,

ku të flasësh me dashuri.


Pa atdhe të gjithë të shajnë,

të përçmojnë dhe të largojnë,

pa atdhe nuk ke as varrin,

që në dhe të mbulojnë.


        LIBRI      


  TË DUAM LIBRIN


Miliona vjet më parë,

kur libri s’kishte dalë,

njeriu për punë diskutonte,

dhe mbi pllakë guri i regjistronte.


Kaluan kohë e vite,

njeriu zbulon ç’do ditë,

shkrimin mbi pllakë argjile,

filloi që ta skalisë.


Njerëzimi  ishte i etur,

të shkruante dhe të lexonte,

histori dhe ngjarje,

nga bota donte t’i mësonte.


Filloi të prodhojë,

fleta pa mbarim,

mbi to nisi të shkruaj,

të tërë historinë.


Libri u bë miku,

më i afërt, më i mirë,

shoku më i dashur, 

udhërrëfyesi i historisë. 


Tregimet e bukura,

plot ngjarje e fantazi,

tek ti libër i dashur,

 i gjej me dashuri.


Si lindi njerëzimi?

kush janë qytetërimet?

kur lindën shkrimet e para?

 tek ty i ngulitën.


Pse toka rrotullohet?

pse bie shi mbi tokë?

tek ti i mësova,

i shtrenjti  miku jonë.


Kush janë kontinentet ?

kush shtete të rrethojnë?

ku ndodhet Shqipëria?

tek ty i lexojmë.


Për figurat e shquara,

që bënë histori,

tek ti i mësova,

me shumë dashuri.


Për bimët që ushqejnë,

të gjithë gjënë e gjallë,

ato që të falin jetën,

 nga libri janë marrë.


SI ËSHTË LIBRI?


Ashtu si dielli,

që është burim jete,

ashtu edhe libri,

është burim mendje.


Ashtu si oqeani,

që rregullon rrjedhën ujore,

ashtu edhe libri,

grumbullon gjithë dijet  tokësore.


Ashtu si ylberi,

me plot ngjyra e bukuri,

ashtu edhe libri,

 ka ngjarje plot fantazi.


Ashtu si rrufetë 

që çajnë retë në qiell,

ashtu edhe libri,

të bën të zot në jetë.


QYTETI 


QYTETI IM


Shumë emra të kanë  vënë 

o qyteti im,

Skampa të kanë thënë,

vendi për kalim. 

                                  

Kalanë mbi kokë

sahatin 100 vjeçar,

rrapin shekullorë,

Aqifin  komandant.


Rrugës  kur kalon 

gdhendur mbi mermer

rri Kristoforidhi

fjalë mbledh përherë.


Blinat zbukurojnë 

rrugët hijeshi,  

këngëtar Myzyri,

këndon si gjithnjë.

                        

Nga  lindja e diellit,   

lumi ynë rrjedh

Shkumbini i gjerë

që derdhet në det.

                     

Shumë vite të shkuara,

mbi këtë qytet,

kalonte një rrugë,

karvanët në rresht.


Egnatia e ka emrin,

dhe sot botën lidh, 

je rruga më e madhe,

që lidh miqësitë.     

                                   

Prandaj ty qytet,

të dua kaq shumë,

në ëndërr të shoh,

kur bie në gjumë.



PËR QYTETIN TIM


Shumë armiq të shkelën trupin,

shumë armiq të shkatërruan,

por kurrë emrin nuk ta hoqën,

Elbasan ta pagëzuan.

                           

Elbasan fjalë tre  rrokëshe,

në çdo rrokje ëmbëlsi,

mbi gërmadhat e Skampinit,

ngrihesh lartësohesh ti.


S’ka më i bukur se qyteti,

plot me lule jaseminë, 

shegë të ëmbla, portokalle, 

kumritë që gjejnë qetësinë.


Je qyteti i "Normale"-s,

hodhe hapin e diturisë,

hodhe dritën e kulturës,  

në mbarë trevat e Shqipërisë.


O qytet sa shumë të dua,

me asnjë s’të krahasoj,

ajri yt më mbush tërë gjoksin, 

edhe shpirtin ma qetëson.



KRENARË PËR QYTETIN TIM


Elbasan të vura dorë

ky emër shumë i vjetër,

kalaja dëshmi e gjallë,

e përpjekjeve nëpër shekuj.

            

Ti je qyteti i kulturës,

i Dhaskalit, Kostandinit,

i Budes, i Xhuvanit,

dhe i tërë përçueseve të dritës. 


Ti je bukuria e jetës,

në zemër të Shqipërisë.

ti je aroma e luleve,

nusja eRumelisë.

                         

Ti ke fusha plot me lule,

dhe kodra me ullinj,

ke lumin që të freskon ballin,

dhe ta shton shumë bukurinë.


TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË


TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E FËMIJËVE


Kam të drejtë për barazi,

për çdo ngjyrë, për çdo racë,

për çdo vajzë e për çdo djalë,

për çdo besim, për çdo mendim,

për çdo të pasur e çdo të varfër,

për çdo fëmijë qoftë dhe me paaftësi.


Kam detyrë të respektoj,

 çdo shok në shoqëri,

Të dua e të çmoj, 

qoftë të bardhë e të zi.


Kurrë nuk duhet të fyej, 

të tall, të qesh një të çalë,

por të dua e të rri,

 me çdo  fëmijë në shoqëri.


Kam të drejtë të përkëdhelem,

 me shumë dashuri,

të kem të drejtë të luaj,

 me shokët e mi.


Kam të drejtë të ushqehem,

 të ha e të pi,

 Kam të drejtë të vaksinohem,

të kem shëndet e lumturi. 


Kam detyrë të mbroj mjetet,

qoftë në shkollë, qoftë në shtëpi,

kam detyrë  të jem i pastër,

dhe mjedisin ku unë rri.

 

Kam të drejtë të kem një emër,

kam të drejtë të kem shtëpi,

kam të drejtë të kem atdhe,

ku të ha e ku të rri.


Kam të drejtë të jem i lumtur,

me të dy prindërit e mi,

kam të drejtë të jap mendimin,

në familje shoqëri. 


Kam detyrë të jap mendimin, 

por të respektoj dhe ty,

kam detyrë të zbatoj rregullat,

të them gjithmonë vërtetësi. 


Kam të drejtë të jem i lirë,

të them atë që di,

të besoj atë që dua,

të krijoj me fantazi.


Kam detyrë të mbaj qetësi,

të mos fyej asnjeri,

kam detyrë të mbroj mjedisin,

 dhe për mua dhe për ty.

 

Kam të drejtë të mbaj ditar,

të shkruaj për çdo histori,

për shokët, shoqet e mia,

dhe plot gjëra që si di.

 

Kam detyrë të mos përgjoj,

në çdo derë e telefon,

mos flas keq për të tjerët,

thashetheme mos pranoj.


Kam të drejtë të informohem,

të mësoj çdo dukuri,

të mësoj gjuhën time,

të shfletoj çdo histori.

 

Kam detyrë të lexoj,

të ndihmoj shokët e mi,

ata që vijnë nga lufta,

a ndonjë fatkeqësi.

 

Çdo fëmijë me paaftësi, 

qoftë mendore a fizike,

në shkollë duhet të vijë,

të mos braktiset në shoqëri.


Kam të drejtë të rritem mirë,

kam të drejtë për arsimim,

kam të drejtë të argëtohem,

dhe të luaj plot gëzim.


Kam detyrë që kur të luaj,

çdo rregull të zbatoj,

të luaj me të gjithë,

asnjërin mos e keqtrajtoj.

 

Kam të drejtë të mos dhunohem,

edhe jo për trafikim,

kam të drejtë mos keqtrajtohem,

dhe për asnjë llojshfrytëzimi.


Kam detyrë të mos përdor,

asnjë gjë pa rekomandim,

të respektoj të dua shokun,

jo armë se është shkatërrim.

 

Kurrë dhunë, kurrë luftë,

kurrë armë e keqtrajtime,

veç buzëqeshje e ledhatime,

 tu falim gjithmonë fëmijëve. 

LOJËRAT 


LOJËRAT E FËMIJËRISË


Vitet kanë kaluar,

shpesh rri dhe mendoj,

lojërat e fëmijërisë,

nis dhe i kujtoj.


Nëpër drurë e shkurre,

futemi dhe qëndrojmë,

lojën kukafshehtas,

shpejt ekzekutojmë.


Nëpër gropa t’vogla,

këmbët i vendosim,

me shkop topin gjuajmë,

“Dokërr nisim lozim”.


Pastaj një nga një,

shaminë e vërtitim,

çova letrën mu në postë,

sa mirë e renditim.


Me topin në dorë,

luajmë pa pushim,

djersët na mbulojnë,

loja s’ka mbarim.


Prandaj fëmijërinë,

duhet ta jetoni,

është një herë në jetë,

duhet ta shijoni. 

NËNA 


O nënë e dashur,

Sa shumë të dua,

Si dielli dhe hëna,

Do të jesh për mua.


Si nuk u lodhe,

njëherë moj nënë,

të më ushqesh,

të më vësh të fle.


Rrudhat përmbi ballë,

Flokët porsi borë,

Dashurinë për ty,

Kurrë s’do ta harroj.


Po afron 8 Marsi,

Për ty po mendoj,

Lulet më të bukura,

Ty do ti dhuroj.

MËSUESJA 


Mësuesja ime


Pranvera trokiti,

me plot gjelbërim,

lulet shumëngjyrëshe,

i solli në lëndinë.


Ndër lulet më të bukura,

që shtojnë bukurinë,

është manushaqja,

që ka tërë hijeshinë.


Drejt lëndinës vrapova,

një tufë manushaqe mblodha,

ylberit një fjongo i mora,

dhe një buqetë krijova.


Për ty e shtrenjta mësuese,

këto lule ti mblodha,

në shiritin shumëngjyrësh,

urimin të shkrova.


Gëzuar e shtrenjta,

mësuesja imë!

je  nëna e dytë,

që më fal ledhatime.


Sa shumë të kam lodhur,

o mësuesja ime,

po ti kurrë nuk u mërzite,

na fale vetëm gëzime.


Vitet do të kalojnë,

në klasë të tjera do të shkoj,

por ty mësuesja ime,

kurrë s’do të harroj.


Ti më mësove,

të shkruaj e të lexoj,

ti më udhëzove,

që çdo rregull të zbatoj.


Dy fjalët më të bukura,

që dalin nga zemra ime,

është nënë dhe mësuese,

që më mbushin me përqafime.


LIRIA 


LULJA KËRKON LIRINË


Ka shumë muaj,

lulja më rri,

në qoshen e dhomës,

në hije gjithnjë.


Kërkoj çdo ditë,

por gjethja s’po del,

vallë çfarë ka,

kjo lulja e mjerë?


E mora lulen,

dhe në dritare e vura,

ajo tani,

lulëzon e gëzuar.


Çdo ditë nga trupi,

një   gjethe lëshon,

aromën gjithandej,

mbi ne kundërmon.


LIRIA TEK GJALLESAT


Njëzog  i mbyllur në kafaz,

Sa trishtueshëm cicëron,

Vallë çfarë ka zogu i mjerë,

Që më ëmbël nuk këndon?


Kërkon qiellin të fluturojë,

Të bredhë nëpër hapësirë,

Tëkëndojë degë më degë,

Dhe atje të ngrejë shtëpinë.


Po kjo lulja kokulur,

Pse gjethja nuk po i del?

Hijen se duron dot,

Kjo lulja në trishtim,

Do diellin ta ledhatojë,

Të marrë tërë  ngrohtësinë.


Për liri njerëzit luftuan,

Me pushkë e me penë,

Të mos ishin të nënshtruar,

Por të donin mëmëdhenë.


Ai njeri që qesh të tjerët,

Që gjithmonë gjuan me gurë,

Qëprish foletë e zogjve,

S’do ketë lirinë kurrë.


Ai është një tekanjoz, 

I tekave të tij,

Është si ajo makina,

Që s’ka frena e bori.



Shkroi Violeta Kuqi 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

19,611 Lexime
1 vit më parë