KARRIGIA E AUTORIT

"Karrigia e autorit", si teknikë mësimore

Karrigia e Autorit i mundëson secilit nxënës të shprehë të kuptuarit e një njësie mësimore, të reflektojë rreth ndonjë çështjeje mësimore, por edhe që ta ketë sa më të koncetruar publikun/shokët.

Në morinë e madhe të teknikave mësimore që i kërkon dhe na i imponon zbatimin e tyre Mësimdhënia Bashkëkohore vlerësohet të jetë dhe “Karrigia e Autorit”, teknikë kjo që i mundëson secilit nxënës të shprehë të kuptuarit e një njësie mësimore, të reflektojë rreth ndonjë çështjeje mësimore, por edhe që ta ketë sa më të koncetruar publikun/shokët.


Procesi i zbatimit të kësaj teknike vijon në këtë formë: 

Përzgjidhet nxënësi, ose shkohet me radhë nga ana e mësimdhënësit/es që secili nxënës të prezantojë njohuritë, apo të kuptuarit e njësisë mësimore që kanë arritur ta bëjnë gjatë orës mësimore, por edhe nëse kanë pasur ta përgatisin në shtëpi. Pozita e karriges mbetet në ballë të klasës, për t’i pasur të gjithë nxënësit përballë vetes. Më pastaj nis elaborimi/shpjegimi i asaj se çfarë kanë për detyrë nxënësit.

Sipas pedagogëve të huaj kjo teknikë vlerësohet të jetë shumë e përshtatshme për shumë kategori nxënësish, të cilët mund të kenë probleme të ndryshme që lidhen me personalitetin e tyre e gjetiu, por që asnjëherë nuk konsiderohet me ndonjë efekt anësor negativ.


Më së shumti kjo teknikë sipas mësimdhënësve thuhet se përdoret në lëndët shoqërore, nëpër të cilat nxënësve ju kërkohen elaborime dhe interaksion teorik me klasën dhe vetë mësuesit e tyre. Rrjedhimisht qëndrimi ballë për ballë me klasën te nxënësit rrit stimulimin e tyre për të dashur lëndën, për të thyer tiparet eventuale të introvertitetit që mund t’i posedojë ndonjë nxënës dhe të rritet me të madhe vetëbesimi në shumicën e personaliteteve të nxënësve.


Njëherit nxënësi në karrige ka mundësi të evitojë lëvizje të panevojshme të duarve, këmbëve, ose dhe të ketë qëndrim më serioz para audiencës gjersa sqaron ndonjë temë të caktuar mësimore, por po ashtu dhe të bëhet forcë e së ardhmes së tij, kur ai nxënës të arrijë në stadin e orientimit profesional për të pasur një karrierë të duhur, pavarsisht asaj se çka mund të zgjedhin, gjithnjë duke arritur në dashje të profesionit të tij dhe punës që ai e bën për një kohë të gjatë deri në pensionim.


(Përgatiti për Portali Shkollor PhD.Can. Besjana Rexhepi)

5,861 Lexime
5 vjet më parë