Urim për festa

Kartolinë për mësuesit nga nxënësi Gabriel Salobehaj

Edhe pse është vetëm në klasën e dytë, Gabrieli ka surprizuar me kartolinën e tij drejtuar mësuesve për festat e fundvitit. Duke u përcjellë urime shumë të bukura ai ka preferuar të shkruajë një kartolinë klasike me shkrim dore teksa bie në sy dashuria me të cilën e ka shkruar atë.

Mësuesit janë heronjtë e çdo kohe, sepse Ata kujdesen për të ardhmen tonë!


Këtë fundvit ajo që zemra ime uron më së shumti është shëndet dhe lumturi sepse keni qenë afër nesh në një vit të vështirë shkollor.


Kur akrepat e orës të trokasin për herë të fundit në orën 12 ⁰⁰ shpresoj që ashtu si me magji Babagjyshi t'ju sjellë durim, dashuri dhe gëzim për ju të palodhur mësues!


Gëzuar Vitin e Ri 2021!

Ky vit pastë këmbën e mbarë, dorën e artë, mendjen e ndritur!

Ngjyra si të ylberit  dhe shkëlqimin si të diellit, aromë trëndafilash dhe plot me gëzime qofshin të gjitha ditët e Vitit të Ri!

Me shumë dashuri , Gabriel Salobehaj

Klasa e II-A, shkolla "Andon Xoxa", Fier, 

Mësuese: Rafaela Luto




Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

17,239 Lexime
3 vjet më parë