Instrumente

Kitara me “eshtrat e Nju Jorkut të vjetër”

“Për faktin se ato janë dru të vjetra, por edhe i kanë rezistuar kurimit 150-vjeçar dhe është një lloj alkimie që ndodh sidomos në zonën e çative...”

Mbetjet nga druri të njeriut janë thesari i dikujt tjetër, ose një kitarë në rastin e Rik Kellit. Për rreth gjysmë shekulli Rik Kelli prodhon instrumente muzikore mirëpo këto dekadat e fundit ai për krijimin e instrumenteve përdor një material ekskluziv që e quan “eshtrat e Nju Jorkut të vjetër”. Konkretisht bëhet fjalë për mbetjet drunore nga ndërtesat historike të Nju Jorkut. Dyqani i tij është i stërmbushur me kitara të punuara nga dru që kanë shërbyer për ndërtimin e hoteleve, kishave dhe bareve. Kelli këtë metodë përpunuese e ka filluar nga viti 2006 kur një klient i ofroi dru nga tavani i papafingos së tij.

“Për faktin se ato janë dru të vjetra, por edhe i kanë rezistuar kurimit 150-vjeçar dhe është një lloj alkimie që ndodh sidomos në zonën e çative ku ndryshon temperatura më së shumti gjatë ditës dhe natës. Këto dru kalojnë përmes këtij ndryshimi i cili e bën drurin shumë rikumbues”, tha Rik Kelli. Rik tani gjithmonë është në kërkim të lëndëve drusore të vjetra, kitarat e tij janë më të kërkuarat në mesin e yjeve muzikor. Kitarat e Kellit të punuara nga lëndë druri të bonifikuara kushtojnë me 2000 deri në 2500 dollarë.

1,724 Lexime
7 vjet më parë