Shkolla e futbollit

Klubi Manchester City njofton hapjen e shkollës së re në Shqipëri

Në vjeshtën e vitit 2024 do të hapë dyert në qytetin bregdetar të Durrësit, shkolla e futbollit të Manchester City. Lajmi u njoftua nga klubi anglez i futbollit “Manchester City” dhe MAS. Kjo do të jetë shkolla më e re e grupit anglez, pas 8 të tillave që Manchester City ka ngritur në të gjithë botën.

Në vjeshtën e vitit 2024 do të hapë dyert në qytetin bregdetar të Durrësit, shkolla e futbollit të Manchester City. Lajmi u njoftua nga klubi anglez i futbollit “Manchester City” dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë. Kjo do të jetë shkolla më e re e grupit anglez, pas 8 të tillave që Manchester City ka ngritur në të gjithë botën.


Jorgina Busquets, Drejtore Menaxheriale e Edukimit, Rekreacionit dhe Klubeve Partnere në “City Football Group” tha: “Ne jemi të kënaqur të prezantojmë një shkollë të re të futbollit në Shqipëri. Është oferta më e fundit si pjesë e një zgjerimi të vazhdueshëm global të programit arsimor të Klubit, pasi ne synojmë të ndajmë metodologjinë, njohuritë dhe përvojën tonë të stërvitjes, për të zhvilluar të rinjtë në mbarë botën. Ne presim me padurim të punojmë me ministrinë shqiptare për një sërë aktivitetesh brenda vendit, ndërsa punojmë drejt hapjes së shkollës në vjeshtën e vitit 2024”.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shtoi:

“Hapja e shkollës së futbollit Manchester City në Durrës është një zhvillim shumë i rëndësishëm për rritjen e vazhdueshme të lëvizjes sportive shqiptare, në fund të një viti emocionues, i cili e solli Kombëtaren tonë të Futbollit në krye të grupit për Euro 2024 në Gjermani. Për më tepër, prezantimi i Shkollës së Manchester City në Shqipëri është një burim i ri energjie pozitive për vendin tonë dhe ne dëshirojmë të falënderojmë Manchester Cityn që ka punuar me ne në këtë projekt”.


Ministria e Arsimit dhe Sporteve do të prezantojë gjithashtu në vjeshtën e 2024 një Akademi Elite, për të ofruar një mundësi të re për futbollistët vendas

https://www.mancity.com/news/club/manchester-city-albanian-ministry-of-education-63840753



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

267 Lexime
3 muaj më parë