Hartim

"Kosova ime!"- shkrim nga Era Kelmendi

“Pasi lexova, në shkollën shqipe tekstin ‘Malli i Atdheut’ të Faik Konicës, më lindi ideja të shkruaj edhe unë diçka për atdheun tim, Kosovën”, nga Era Kelmendi, nxënëse e klasë së pestë në Shkollën Shqipe në Spreitenbach, Zvicër.

Kosova ime, sa shumë më mungon. Më merr malli për ty. Më merr malli për gjyshen dhe gjyshin tim. Më merr malli për shoqet e shokët mi. Në Kosovë shkojmë sa herë që kemi pushime. Duhet të jesh jashtë Kosovës, e të jesh larg, për të kuptuar se ç ‘forcë, e ç ‘bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë “Kosovë”. 


Çdo herë kur shkoj në Kosovë shoh gjëra të reja aty. Gjyshja më pret te dera krahë hapur. Edhe unë mendoj se njeriu në një shtet tjetër mund të filloj një jetë tjetër, por atdheun e vet kurrë nuk mund do ta harroj. Këtë e kam parë te prindërit e mi.Vazhdimisht e kanë Kosovën në gojë, mamin, babin... 


Edhe pse unë u linda në një vend tjetër, duke i parë çdo ditë prindërit e mi, duke i dëgjuar fjalët e tyre për Kosovën, e them me gjithë shpirt; Kosova është atdheu im. Unë gëzohem shumë kur shkoj në Kosovë. Ne e vizitojmë çdo pushim gjyshen dhe gjyshin nga ana e babit por edhe gjyshen dhe gjyshin nga ana e mamit. 

Sa herë që jam atje, me shokët dhe shoqet jemi tërë kohën bashkë. Në Kosovë marr shumë libra për në Zvicër sepse me librat e kaloj kohën më lehtë. 


Dhe kur kthehemi për në Zvicër, më duket se edhe shtëpia po qanë. Mua më pëlqen shumë Kosova.




Nga Era Kelmendi, nxënëse e klasë së pestë në “ Shkollën Shqipe” në Spreitenbach – Zvicër

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,300 Lexime
11 muaj më parë