Aktiviteti

Kurbin, takim brezash në shkollën "Gjin Pjetri" në Laç

Është zhvilluar në ambientet e shkollës 9- vjeçare "Gjin Pjetri" në Laç aktiviteti me temë " Takim Brezash" me nxënës, prindër dhe gjyshër. Ishte një veprimtari artistike-kulturore, ku nuk munguan shpalosja e vlerave të traditës ndërthurur bukur me modernen.

Është zhvilluar në ambientet e shkollës 9- vjeçare "Gjin Pjetri" në Laç aktiviteti me temë " Takim Brezash" me nxënës, prindër dhe gjyshër.


Ishte një veprimtari artistike-kulturore, ku nuk munguan shpalosja e vlerave të traditës ndërthurur bukur me modernen. 


Të pranishëm ishin edhe Drejtori i DRAP Lezhë Hasan Muça si edhe drejtoresha e ZVAP Kurbin Pashke Zefi të cilët përgëzuan shkollën për këtë aktivitet të larmishëm, duke vlerësuar punën e nxënësve të talentuar si mësuesit Shqiponja Muzhaqi, Sara Ndoj , Robert Palaj. 


Prindërit dhe gjyshërit shijuan momente të paharrueshme të dhuruar nga fëmijët apo nipërit dhe mbesat e tyre.

Krahas programit të larmishëm artistik, ajo çfarë spikati ishte edhe objektet e ekspozuara, pasuria e vlerave kulturore, etnografike dhe historike e zonës së Kurbinit.


Lindita Kokaj

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,547 Lexime
2 vjet më parë