POEZI

Kush është MËSUESI im?

Kjo është një poezi e ashtuquajtur akrostike dhe i kushtohet figurës së mësuesit, ndërsa ajo është shkruar nga mësuesja shqiptare në Kanada, Adriana Bejko.

Me këtë "poezi" akrostike përshëndes të gjithë kolegët...


M– mendimtar, mishërim i mirësisë, i matur në vendimmarrje dhe në veprime;

Ë– emancipues i shoqërisë duke qenë erudit dhe nxënës i përjetshëm; 

S– serbes, simbol i bashkimit të kombit, sintezë e mirësisë së njeriut, pjesë e një skuadre intelektuale që nuk përbalton por ndërton dhe zbukuron të ardhmen; 

U– uragan i zhvillimit, udhëheqës dhe udhërrëfyes, me urtësinë e tij sjell një ujëvarë dashurie dhe uniteti, uron mirësi për këdo; 

E– emisar i përparimit që respekton me fanatizëm etnogjenezën e tij;  

S– sojnik e sojnike, sokol e sokoleshë që spikat si sypatrembur e  syshqiponjë, si simbol i mirësisë dhe përkushtimit ndaj suksesit të të tjerëve.


Nga Adriana Bejko



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,350 Lexime
3 vjet më parë