Loja e pasqyrës
Loja është një kontekst i mrekullueshëm për mësimdhënie dhe mësim nxënie. Këtë herë ju prezantojmë me “lojën e pasqyrës”. Synimi i këtij aktiviteti është argëtimi dhe forcimi i vetëdijes për emocionet.
Synimi i “Loja e pasqyrës” është argëtimi dhe forcimi i vetëdijes për emocionet. Ajo zgjat 15 minuta.
Moshat: Për pjesëmarrës gjashtë vjeç e lart.
Pjesëmarrësit: Çfarëdo numër nxënësish.
Vendosja: Kudo.
Materiali: Asnjë.
1. Kërkojuni nxënësve të qëndrojnë në dy rreshta.
2. Shpjegoni se njëri rresht do të jetë pasqyra dhe rreshti tjetër do të jenë aktorët.
3. Mësuesit ose edukatorët më pas demonstrojnë lojën. Mësuesit thërrasin një emocion pozitiv, siç janë forca, guximi, trimëria, lumturia ose paqja. Mësuesi dhe bashkë-mësuesit atëherë demonstrojnë këtë emocion - një si aktor dhe tjetri si pasqyrë.
4. Çdo rresht bëhet për çdo emocion me radhë një herë aktori dhe një herë pasqyra.
5. Pasqyrat përpiqen të kopjojnë aktorët në çdo detaj.
Mësuesi i tregon grupit se cili emocion duhet të veprojë, dhe kur aktorët dhe pasqyrat duhet të ndërrohen.
Reflektoni me fëmijët se si emocionet tona ndikojnë tek të tjerët, se si emocionet e njerëzve të tjerë mund të ndikojnë tek ne. Për shembull, mund të thuash:
• Ndonjëherë ndjenjat tona mund të ndikojnë tek të tjerët, dhe se si ndihen të tjerët mund të ndikojnë në mënyrën se si ndihemi ne. Për shembull, nëse dikush ndihet i trishtuar, edhe ne mund të ndjehemi të trishtuar.
• Mundohuni të mbani mend një kohë kur keni qenë shumë të vetëdijshëm për ndjenjat e dikujt tjetër. Për shembull, mbase një kohë kur e keni njohur prindin/ kujdestarin(ren) tuaj që ishte i/e trishtuar ose zemëruar. Si ju bëri të ndiheni?
Kështu mund t'i kuptojmë njerëzit e tjerë dhe ndjenjat e tyre. Kur ne i njohim ndjenjat e tyre, ne mund t'i ndihmojmë ata dhe t'u flasim atyre se si ndihen.
Si mësues ose edukator, përpiquni të filloni duke thirrur emocione pozitive (p.sh., guxim, trimëri, lumturi) sesa ato negative (p.sh., zemërim, neveri). Kur fëmijët janë më të kënaqur me lojën, ju mund të thërrisni një numër më të madh emocionesh. Mundohuni të përdorni emocione pozitive dhe negative për të mbajtur një ekuilibër të mirë për fëmijët dhe për ta mbajtur lojën argëtuese dhe tërheqëse.
Loja e pasqyrës mund të bëhet gjithashtu duke u ulur me fëmijët që nuk janë në gjendje të qëndrojnë.
Një variant tjetër është që pasi një çift ka shprehur një emocion, të gjithë fëmijët në një nga rreshtat ndërmarrin një hap në të djathtë, në mënyrë që ata të çiftëzohen me një partner tjetër.
(Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj