Mesazhe nga shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”
Drejtuesit e shkollave përpiqen që ambientet e shkollës së tyre të jenë unike dhe të paharrueshme për nxënësit. E tillë është edhe shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” në kryeqytet, nga e cila shkëputem një tabelë me thënie.
Shkolla është institucioni ku formohen nxënësit. Që në oborrin e shkollës e deri në bankën e tij secili nxënës duhet të kuptojë se shkolla është vendi i duhur për të nxënë. Drejtuesit e shkollës kujdesen që edhe ambienti të përcjellë mesazhe, në korridoret e shkollës ka thënie të ndryshme nga njerëz që kanë arritur shumë në jetë, të cilat nxënësit duhet t’i kuptojnë dhe të nxjerrin mësim prej tyre.
Drejtuesit e shkollave përpiqen që ambientet e shkollës së tyre të jenë unike dhe të paharrueshme për nxënësit. E tillë është edhe shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” në kryeqytet, nga e cila shkëputem një tabelë me thënie në anglisht të cilat më pas ishin shqipëruar.
- Nëse kërkon dije duhet të gërmosh për ta gjetur.
- Dituria është dritë, padituria është errësirë.
- Pa punë dhe përpjekje nuk arrihet asgjë.
- Një fillim i mirë jep shpresë për një fund të mirë.
- Fillimi i mirë është gjysma e punës.
- Me durim dhe punë kapërcehet çdo pengesë.
- Fundi është kurorëzimi i punës.
- Çdo gjë provohet nga praktika dhe rezultatet.
- Të gjykojnë nga ato që bën dhe jo nga ato që thua.
- Njerëzit punëtorë gjejnë më shumë kohë të lirë.
- Një mendje është e mirë por dy janë akoma më të mira.
- Sa të rrosh do të mësosh.
- Ai që thotë se i di të gjitha nuk di asgjë.
- Nuk është vonë kurrë për të mësuar.
- Koha e humbur nuk gjendet më.
- Kurrë punën e sotme mos e lër për nesër.
- Rrihe hekurin gjersa është i nxehtë.
- Nuk është kurrë vonë për t’u ndrequr.
S’të vranë ty…
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Fëmijëria, koha më e bukur që më është falur