ZBAVITJE DHE EDUKIM

Mësimi i bazuar në lojë inkurajon kureshtjen dhe angazhimin

Duke siguruar mundësi mësimore të bazuara në lojëra, fëmijët mësojnë aftësi thelbësore të tilla si marrja dhe dhënia, komunikimi joverbal, zgjidhja e konflikteve, të menduarit krijues, etj.

"Unë nuk do ta dërgoj fëmijën tim në shkollë për të luajtur tërë ditën. Fëmijët duhet të mësojnë, jo të luajnë! "

A keni dëgjuar komente të tilla, apo keni lexuar diçka të ngjashme në mediat sociale?


1. Gjuha e lojës

Fëmijët me prejardhje të ndryshme sociale mund të mos flasin të njejtën gjuhë, por ata e kuptojnë gjuhën e lojës.

Duke siguruar mundësi mësimore të bazuara në lojëra, fëmijët mësojnë aftësi thelbësore të tilla si marrja dhe dhënia, komunikimi joverbal, zgjidhja e konflikteve, të menduarit krijues, zgjidhja e problemeve, etj. 


2. Krijimi i mundësive

Loja stimulon kuriozitetin dhe angazhimin në një nivel shumë më të thellë krahasimisht me mësimdhënien tradicionale. 

Roli i mësuesve është të krijojë mundësi për të përvetësuar njohuri të nivelit më të lartë, duke praktikuar tematika në formën e diskutimit dhe pyetjeve të strukturuara.


3. Përfitimet e familjaritetit

Loja ndihmon në ndërtimin e vetëbesimit të një fëmije. Me lojën ata janë njohur para se të shkojnë në shkollë, ndaj ndihen në zonën e tyre të rehatisë kur luajnë. Nëse mësimin ua ofroni në formën e lojës, fëmijët do të ndihen të shpenguar dhe aktivë. 


4. Pëdorimi rrjeteve sociale në dobi të punës suaj

Komunikoni! Nëse ndani foto të asaj që po ndodh në klasën tuaj në një blog, në një njoftim me email ose në media sociale, shfrytëzoni rastin të shpjegoni se çfarë po ndodh në ato foto.

Gjithmonë shtoni një përshkrim që lidh lojën në foto me llojin e të mësuarit. Për shembull, keni fotografuar fëmijë duke ndërtuar një kullë? Shpjegoni se ata punojnë së bashku për të zhvilluar aftësitë e tyre sociale dhe komunikuese. Po eksplorojnë vetëdijen hapësinore dhe ekuilibrin duke zgjedhur format dhe kubet e duhura. 


5. Të gjithë janë të mirëseardhur

Ftoni prindërit në klasë. Kjo mund të duket pak e frikshme në fillim, megjithatë prindërit do të fillojnë të kuptojnë vlerën e lojës. Punoni me prindërit dhe ndihmojini ata të kuptojnë, le të jetë një partneritet, jo një luftë.

 


Përktheu: Parajsa Shtini

Burimi: www.tes.com


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,613 Lexime
3 vjet më parë