REFLEKSION

Mësues tolerant apo mësues i drejtë?

Mësues, ka akoma nxënës dhe prindër që s`e duan tolerancën tuaj, prandaj merrni parasysh dhe mendimet e tyre, sugjerimet e tyre, edhe inatet e tyre, sepse do t`ju mësojnë se si jetohet drejt dhe shijohet fitorja e tyre me djersë...

“Nëpërmjet zhvillimit të kurrikulës, shkolla mund të ndryshojë shoqërinë, ndërkohë që dhe shoqëria mund të ndryshojë shkollën dhe kurrikulën e saj.”


Mësuesit janë të dashur, janë të ndjeshëm. Vërtetë mësuesit janë të tillë, sepse po të mos jenë të tillë nuk do të quhen mësues. Sot për sot, mësuesit janë heronj, por, “mësuesit janë shumë tolerantë”, u tha në një punim gjatë një konference edukimi. Dhe kjo s`më tingëllon fare bukur. S`është faji im që disa fjalë/fjali që e shëmtojnë realitetin s`më pëlqejnë, më ngacmojnë të reagoj, ashtu si dhe shumë fjalë apo fjali pozitive që i vlerësoj. Por duhet të reagojmë për të shëmtuarën që të përmirësohet ndonjë situatë, sepse pozitivitetin, sjelljen pozitive e ka për detyrë gjithësecili. 


Mësuesi s`duhet të jetë tolerant. Mësues përpara se të jesh tolerant, mëso të  jesh i drejtë, sepse betimin e ke bërë, por ai betim për disa. Më dhëmb shpirti, më rrënqethet trupi, vetëm kur e kujtoj, jo më dhe kur e dëgjoj. Kujtova atë fshat të Shqipërisë, ku fëmijët e moshës gjashtë deri dhjetë-dymbëdhjetë vjeçare ishin larguar për të mësuar shkollë jashtë shtetit, te të afërmit, pa prindërit. A duhet të ndodhë kjo, a duhet t`ua humbim shpresat, vetëm sepse nuk kemi mësues si duhet atje, këtu?!...


Ka mësues e mësues, normal se s`mund t`i fusim të gjithë në një “thes”. Ka mësues/e dhe pedagog/e që me mënyrat e tyre të mësimdhënies zgjojnë/nxisin te nxënësit/studentët e tyre dëshirën, pasionin, dashurinë për shkollën, shpirtin e sakrificës për një zhvillim dhe arritje të qëllimit në të mirë të tyre dhe të shoqërisë. Ka dhe mësues/e, pedagog/e që me sjelljen e tyre jo vetëm që arrijnë t`i stresojnë nxënësit/studentët, por shkaktojnë te ata një mungesë të madhe dëshire dhe dashurie për shkollën dhe për njerëzit në përgjithësi. Sa shumë që ke në duar mësues, por nëse di ta përdorësh mirë do t`ia arrish qëllimit.


Rastisi të ndjehet “e turpëruar”, kur fëmija bëri një mungesë të vetme në gjimnaz, sepse ishte me temperaturë, mësuesja kujdestare e mori prindin në telefon dhe ishte e shqetësuar, sepse nuk i kishte vajtur fëmija në shkollë. Prindi i kërkoi falje, sepse nuk e njoftoi i pari, e falenderoi mësuesen për korrektesën dhe shqetësimin e saj ndaj nxënësit. U ndje e gëzuar, kur e morën në telefon dhe e pyetën, a e ke pas fëmijën në kurs matematike, sepse ka marrë dhjetë në provimin e lirimit, të klasës së nëntë. Jo, asnjëherë fëmijën nuk e kam dërguar nëpër kurse se ato kushtojnë, mësuesja ka bërë detyrën si duhet dhe përkushtimi i fëmijës gjithashtu. U fye, kur një pjesë e klasës do të shkonin në një shfaqje shokët/shoqet e tij/saj dhe ai/ajo jo. Përse? Sepse mësuesja dinte më shumë se ç`duhej për të, mbase pa e kuptuar mësuesja po shkaktonte dhunë psikologjike mbi fëmijën, që përkthehet bullizmi i mësueses ndaj fëmijës. Ja sqaruan “bullizmin” mësueses, nganjëherë duhet t`i kapësh për sjelljen, sepse duke ndihmuar ata me probleme, po sëmuren dhe të shëndoshët, s`po merren si duhet me to. 


Numri tridhjetë me rregullore s`duhet të kalohet, se në klasë s`ke as ajër, as hapësirë mjaftueshëm… Dhe në klasë të parë ndani fëmijët me drejtësi ju të ciklit, se aty merren bazat e dijes. Një me probleme të nxjerr punë, jo më tre-katër në një klasë. Ndani në mënyrë të barabartë sa fëmijë i kanë prindërit intelektualë, sa fëmijë i kanë prindërit të divorcuar, sa fëmijë janë jetimë, mos ja ngecni kush është më i zoti/zonja, kush e ka drejtorin/eshën mik(e)), se që këtu fillon drejtësia juaj. A s`po e shihni se siç po i trajtoni njerëzit, ashtu i keni.


Sa të gëzuar ishin prindërit, kur i kishin fëmijët në klasë të parë, sepse fëmijët i ndërronin bankat me rotacion çdo javë, nuk pyesnin, nëse ishte me syze apo jo. E donin drejtësinë në maksimun, madje dhe vendin në bankë e ndërronin, një ditë njëri këtej dhe tjetri andej që të mos ja bënin me hile njëri-tjetrit. E donin mësuesen më shumë se prindin, mamin e vet. Kur arritën në klasat më lart, ca prindër, bënë, ç`bënë dhe dhanë ultimatum: fëmija im ka këtë problem, nuk dëgjon, nuk shikon, se duron zhurmën e letra fallso nuk shikon mirë, ngujohen nëpër bankat e para dhe arrijnë fëmijët e tjerë të thonë “se dua të ndërroj shkollë”, “s`dua më fëmijë mësuesish në klasë”, “s`dua t`i shoh fare”, “as mësusen s`e dua më”. Ku iku ajo dashuria, që kishin apo u rritën. Me dijeni kemi eksperimentuar me sjelljen e tij së bashku me mësuesen, nga klasa e parë dhe mësueses i kisha thënë, se do të eksperimentoj/kërkuar që fëmija do të kalojë me rotacion si gjithë të tjerët, nga banka e parë në të fundit, le të rrinë ata “gjasme” me probleme në fillim, por rezultati i padëshiruar në këtë pjesë. 


Mësues janë fëmijë dhe lëndohen me “padrejtësi”, ai ka kujdes më pak e ai më shumë nga prindërit varet sipas mundësive, ka mësues që s`e njohin apo shohin njëherë në vit prindin e fëmijës, por ti mësues ji i drejtë, për vete, mbase dhe fëmija me syze e ka të nevojshme të lëvizë ndonjëherë nga bankat e para, do të largohet në bankat prapa. Kur i kemi të vegjël, i kemi të mirë e sapo rriten ç`orientohen. Fëmijët ia bëjnë analizën mësuesit/sve sa kohë shpenzojnë me regjistrin, sa kohë kanë dhe se sa kohë u ka mbetur për nxënësit. Gjithashtu, edhe shokëve e shoqeve të klasës se për çfarë note është dhe në heshtje ata i keni lënduar. Pra, mësues, a ia keni bërë ndonjëherë pyetjen vetes, se mos jeni tolerantë më shumë se sa duhet në disa pika? Ata nuk e pranojnë tolerancën tuaj vend e pa vend, por ju përçmojnë.


Mësues, ka akoma nxënës dhe prindër që s`e duan tolerancën tuaj, e urrejnë tolerancën tuaj.

Mësues, ke edhe kolegë që s`janë dakord në disa pika me tolerancën tuaj.

Mësues, kujtoni ato ushqimet e importuara që po na helmojnë dita-ditës pa e kuptuar, mos janë pasojë e tolerancës suaj. 

Mësues pas disa vitesh për këto ushqime të importuara do të kemi më shumë se pesëdhjetë përqind të popullsisë duke u trajtuar me ilaçe të rimbursuara dhe të parimbursuara, dhe shkaku i asaj katastrofe do të jetë intoleranca juaj.

Mësues kujtoni ato pijet “gjasme” freskuese, që t`i shkrijnë kockat në heshtje dhe ashtu së bashku me heshtjen vdesin, si pasojë e tolerancës suaj.

Mësues kujtoni ata hajdutët që vjedhin nga një pëllëmbë tokë natën duke shtyrë gurin e kufirit në fshehtësi, sepse është pasojë e tolerancës suaj.  

Mësues kujtoni ata fëmjët që kërkojnë lek nëpër rrugë apo familjet e tyre i dërgojnë te shtëpia e fëmijës, njërin fëmijë për një pjatë supë, duke i “mohuar” jetën, duke i vjedhur fëmijërinë, duke i ngrirë buzëqeshjen, mos është pasojë e tolerancës  suaj.

Mësues, sa prindërve po u “mohoni” fëmijën, sepse u kanë ikur jashtë shtetit madje që në klasë të parë, për një shkollim më të mirë, pasojë e “tolerances” suaj.

Pra, mësues i bie se shumë fëmijëve po u “mohoni” prindërit, pasojë e “tolerancës” suaj.

Mësues, sa vetëve u keni vjedhur jetën, ditët më të bukura të saj, pasojë e tolerancës suaj?!...

Mësues, varfërove fshatin, por më shumë qytetin, si pasojë e “tolerances” suaj.

Mësues, sa vetëve u mohuat vendlindjen, pasojë e tolerancës suaj, sepse këtu s`vlenin asnjë “grosh”, sipas jush ndërsa jashtë shtetit janë drejtues të zotë, që s`u bie as ndërmend që të kthehen më këtej, nga inati juaj që të mbyteni në llumin që ngritët vetë. 

Mësues, po ikin nga vendlindja ata që i kanë të gjitha, që s`ju mungon asgjë, si pasojë e tolerancës suaj.

Mësues sapo lexova në rrjetet sociale se 84% e shqiptarëve duan të largohen nga vendlindja, a mos është dhe kjo pasojë e “tolerances” suaj ndër vite më shumë se duhet? 

Prandaj, stop mësues, mjaft më me tolerancë vend e pa vend aty ku nuk`duhet. Mësues, mos shkatërroni fëmijët, ata që ju kanë mbetur, si pasojë e tolerancës suaj. 


Mos u ndjeni të lumtur se vetë jeni në punë, fëmijët i rehatuat jashtë shtetit nëpër shkolla dhe aktivitete, sepse mësues s`do të ketë kush t`ua bëjë një gjilpërë, shërbim si duhet, kur të keni nevojë ju dhe familjarët tuaj, sepse vetëm ju pothuajse keni mbetur, e ndonjë intelektual tek-tuk, edhe ata të komunitetit po ju ikin, por ata i kthejnë se janë të pashkolluar, ata i përzgjedhin njerëzit që duan t`i mbajnë.


Mësues, ka akoma nxënës dhe prindër që s`e duan tolerancën tuaj, prandaj merrni parasysh dhe mendimet e tyre, sugjerimet e tyre, edhe inatet e tyre, sepse do t`ju mësojnë se si jetohet drejt dhe shijohet fitorja e tyre me djersë. Thonë, se edhe buka me kripë në vendlindje të shijon më shumë, se sa të gjitha kushtet dhe të mirat e botës andej përtej detit, prandaj, mësues, përpara se të jesh tolerant më shumë se sa duhet në disa pika, më përpara duhet të jesh i drejtë, i ndërgjegjshëm. 


Vendosni veten në pozicionin e studentit/nxënësit/fëmijës, luani rolin e empatisë. I zemëroni fëmijët edhe për gjërat më elementare siç është rotacioni  i gabuar, në arsimin fillor apo nëntëvjeçar, ku fëmijët e mësuesve apo të disa prindërve rrinë gjithmonë nëpër bankat e para. Ka fëmijë nëpër disa shkolla që rrinë nëntë vite në bankë të parë pa asnjë problem, vetëm ata, po fëmijët e tjerë çfarë janë, lëre pastaj, po të vijmë te nota, ku i shkatërroni fare. 


Te prindërit mund të justifikoheni si të doni, por, a mund të shihni më thellë në shpirtin e një nxënësi apo studenti, me qëllim që të shpëtoni dhe për vete?!... Në Parajsë fëmijët që kanë shkuar para kohe atje, qëndrojnë të ulur të gjithë së bashku në ndjenësen e poshtëme të “Trëndafilit të Bardhë”, në të dy anët sqaron Dante Aligeri, në librin e tij, për arsye se në atë moshë nuk ndahet e mira nga e liga. 

“Ty të intereson që të jesh pro mësuesve dhe jo kundër.” 

Në fakt kush më shumë se unë mund të jetë pro mësuesit dhe në ndihmë të tij. Gjithçka që shkruaj, e shkruaj rreth mësuesit, pasi çdo gjë në jetë lidhet me edukimin që jep mësuesi dhe pse fëmija mund të vijë copë-copë nga familja. Por  në fillim mua më pëlqen të jem pro fëmijës, fëmijëve, sepse po na vjen radha. Pak se humbëm nipa dhe mbesa, që i kemi pothuajse të gjithë jashtë shtetit, tani e kanë radhën fëmijët tanë se nuk durojnë dot sjellje të tilla. Nuk e duan më këtë tolerancën e mësuesit/ve se u lodhën prindërit në shumë drejtime. (Motër e vogël kur ta lexosh, e di se do të më ngacmosh, pse s`na lë sjellja jetën me “jetu”, pse s`na lë koha, kohë as me u njoft. A fillove me reagu, a të bëri shkolla me reflektu, për fëmijët e tu a je duke menduar, shkollë më të mirë a je duke kërkuar, nga vendlindja s`do për t`i larguar, kurrë kurbetin për të përjetuar. Vargje të shkëputura nga ditari im “Sakrificat e familjes për shkollë” 


Ndërroje pllakën mësues, jepjua me zemër të gjitha ato dije që i dini, sepse disa prej jush shumë dinë dhe pak japin, por mos harro se shumë kanë ikur dhe ata që kanë mbetur, nuk do ta japin ty kënaqësinë që t`ia mësosh atë dije gjatë kursit të pasdites, sepse do të shkojnë te një mësues tjetër që as se njohin, as s`e dinë, sepse disa herë del dhe më mirë. Deri në klasë të nëntë për disa prindër nuk u intereson nota për fëmijët e tyre, por motoja e tyre është se sa di fëmija i tyre, si dhe dëshira e dashuria për të vazhduar shkollën. Lëre pastaj disa nxënës që paguhen/motivohen si nxënës të dhjetës.  


“Nëpërmjet zhvillimit të kurrikulës, shkolla mund të ndryshojë shoqërinë, ndërkohë që dhe shoqëria mund të ndryshojë shkollën dhe kurrikulën e saj.” - Alan Orsten & Francis Hunkins, Universiteti  i Çikagos dhe Uashingtonit 



Drita (Gjaci) Topjana, mësuese, 3 Korrik 2019

4,756 Lexime
4 vjet më parë