Përshtatje

"Mësues trim quhet dhe nderohet, ai që maskën se heq kurrë", poezi kushtuar rifillimit të shkollës

Një poezi si ajo e "Himni i Flamurit", ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta recitojmë, këndojmë por edhe ta lexojmë, vjen këtë herë në një version të ri , kushtuar shkollës në kohë pandemie, përshtatur nga mësuesja Etleva Qorri.

Me rifillimin e shkollës, në këto kushte të pazakonshme në të cilat ndodhemi , vështirësitë janë të shumta. Ata që do të kalojnë më së shumti sfidën në arsim janë mësuesit, ku do u duhet të përballen me lloj-lloj sfidash. Me poezinë e mëposhtme, Etleva Qorri, mësuese filloreje ka zgjedhur që në një formë satire, poezinë "Himni i Flamurit", ta transformojë në një himn kushtuar rifillimit të shkollës në kohë pandemie. Kjo është poezia.


Rreth shkollës të përbashkuar

Me një dëshirë e një qëllim,

Të gjith' atje duke shkuar

Të lidhim maskën për shpëtim.

Prej shkolle veç ai largohet

Që është pa maskë e pa alkool,

Kush është mësues nuk friksohet,

Por mban maskën si një kaqol!



Në dorë dizifektuesit do t'i mbajmë,

Të mbrojmë shëndetin në çdo kënd,

Maskat tona ne s'i ndajmë;

Për vete i kemi, plasni në vend.

Se Billi vetë e tha me gojë

Që do t'ju shuaj përmbi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!



O maskë, maskë, shenj' e shenjtë

Tek ti betohem këtu


Se nuk do të heq asnji sekondë,

Për nder' edhe lavdimin e tu.

Mësues trim quhet dhe nderohet

Ai që, maskën se heq kurrë

Edhe po j'u bllokua fryma,

Ai e mban si matuf.

Përjetë ai do të kujtohet

Mbi dhe, nën dhe si një kaqol,

Që gjithë jetën u poshtërua

Dhe nuk diti asnji fjalë me fol



                                           Nga Etleva Qorri, mësuese filloreje,

                                             Shkolla "Murat Toptani", Tiranë


Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku  

Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,383 Lexime
3 vjet më parë