
Mësuesi Ardi Stefa, urim për një vit shkollor me vlera të vërteta: Nxënësve u mësoj lirinë e dinjitetin
Mësuesi Ardi Stefa ndan filozofinë e tij të mësimdhënies: jo fjalë boshe, lajka apo patetizma, por shembull me vepra. Ai synon t’u mësojë nxënësve lirinë, dinjitetin, pavarësinë në të menduar dhe të jetuar, duke qenë mentor, jo thjesht profesor. Një mesazh i fuqishëm për një vit shkollor me integritet.
Nga Ardi Stefa
Prej meje nxënësit e mi, sido që të jem e kudo që të jem, nuk do të dëgjojnë ndonjëherë fjalë përdëllyese, lajka apo patetizma dashurie, përkushtimi apo bashkëpunimi të frytshëm me ta e prindërit!
As dokrra për misionin që ka arsimi e duhet të përcjell unë e kolegët e mi...
Gjithmonë kam folur, flas e do të flas me sjellje, vepra e rezultate!
Prej meje do të dëgjojnë vetëm një zë: atë të lirisë, demokracisë, tolerancës, personalitetit, integritetit e dinjitetit.
Do t’u mësoj pavarësinë e të menduarit me kokën e tyre, natyrisht me orientimin e duhur dhe nuk do t’i bëj fli paragrafesh.
Do t'u mësoj lirinë e rebelizmin që të jep e vërteta!
Do t'u mësoj se dinjiteti e liria fillojnë aty ku mbaron gjatësia e tyre, nga maja e flokut e lart!
Do të jem mentor, jo profesor! Nuk do ju mësoj vetëm mësime dhe stereotipe, por mënyrën, perceptimin dhe të jetuarit e jetës.
Aty do ta kuptoni që dija dhe fjala, janë frymëmarrja ime e dytë!
Vetëm këto!
Sepse mësuesi i vërtetë nuk shitet për duartrokitje, nuk shfaqet si fasadë dhe nuk ushqen gënjeshtra.
Nxënësve nuk u duhen maskat e rreme, por rrënjët e forta mbi të cilat të ngrihen si qytetarë të lirë, të përgjegjshëm dhe të ndershëm.
Përballë tyre, prindërve e kolegëve, unë NUK mund të jem as spektakël, as iluzion: UNË jam thjesht fjalë që shërben të vërtetën, që refuzon antivlerën dhe i bindur që po veprova kështu do të le gjurmë të ndershme në ndërgjegjen e tyre.
Hajt, pra: Qoftë i suksesshëm ky vit shkollor e me nerva të çelikta!
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Luan Stafasani: "Dashuri s'mundi të ishte". (Jeta prapë vazhdon).
11 shtator, dita e parë e shkollës