Mësuesi nga Zvicra, Vaxhid Sejdiu, nderohet me "Shqiponjën e Artë" në Samitin e Diasporës në Tiranë
Mësuesi Vaxhid Sejdiu, që vepron në Zvicër, është nderuar me çmimin "Shqiponja e Artë" në Samitin IV të Diasporës në Tiranë. Vlerësimi vjen për kontributin e tij në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe edukimin e brezave shqiptarë jashtë vendit.
Mësuesi i shkollës shqipe në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, është vlerësuar me çmimin “Shqiponja e Artë” në kuadër të Samiti i IV i Diasporës, i cili u zhvillua në Tiranë.
Ky çmim jepet për kontribut të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe në diasporë. Sejdiu është i njohur për punën e tij me nxënësit shqiptarë në Zvicër, ku ka kontribuar në mësimin dhe përhapjen e kulturës shqiptare.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve mblodhi figura të ndryshme të diasporës shqiptare nga shumë vende të botës, duke vlerësuar individët që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Festë, gjuhë dhe traditë, Pashkët në kurset shqipe të “Jeta”
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Mjedisi, një thesar i çmuar që duhet ruajtur