MODA SI ART

Moda, art i mendjes kreative

Moda është një pasion i bukur, që e shtyn njeriun të nxjerrë kreativitetin e tij dhe ta demonstrojë atë duke shfaqur personalitetin nëpërmjet të veshurit. Moda quhet art i mendjes kreative pasi ka të bëjë me fantazinë, me ngjyrat.

Moda përbën një nga fushat që në ditët e sotme vlerësohet si art më vete. Ndryshe nga gjykimi i një shekulli më parë, sot moda ndiqet nga të gjitha moshat dhe një ndër temat më të përfolura e më të ndjekura nga grupe të ndryshme shoqërore. Do të përpiqem do të parashtroj disa nga arsyet të cilat sipas mendimit tim, e kanë cilësuar modën e art të ndjenjave kreative.


Gjëja e parë që na vjen ndër mend kur dëgjojmë fjalën modë është mënyra e të veshurit, stili, aksesorët që mbart secili prej nesh. Që të kombinohen të gjitha këto së bashku duhet kreativitet dhe pasion. Po pse pikërisht “art”? Sepse ashtu siç ne pikturojmë mendimet tona në telajo, ashtu ndodh dhe me modën. Personalitetin dhe ndjenjat tona i veshim në trup. Ashtu si një pikturë që merr pëlqime nga jashtë, ashtu marrim komplimente dhe vlerësime ne nga shoqëria. Në atë moment ne provojmë kënaqësinë e një pune të vlerësuar. Arëherë fiton terren vetëbesimi. 


Ashtu siç shpenzojmë kohë për të përfunduar një pikturë, po kaq shpenzojmë dhe për modën pasi ajo kërkon kreativitet, kriter ky absolut i artit. Sot ka shumë degë arti, të cilat pavarësisht se kur kanë lindur, vazhdojnë të kenë hapsirën e tyre në historinë e njerëzimit. Edhe moda, e cila ndryshon në çdo sezon, ka në tërësinë  e saj stile te caktuara që nuk zhduken. 


Moda quhet art i mendjes kreative pasi ka të bëjë me fantazinë, me ngjyrat. Me anë të fantazisë ajo përcjell idetë se si të kombinojmë veshjet në jetën e përditshme. Me ngjyrat e ploteson atë. Kështu është krijuar një pikturë e bukur, në fillim brenda mendjes e më pas, në vesgjen e djalit a vajzës që ecën në rrugë. Si përfundim moda  është një pasion i bukur, që e shtyn njeriun të nxjerrë kreativitetin e tij dhe ta demonstrojë atë duke shfaqur personalitetin nëpërmjet të veshurit. 



(Nga Ola Vrapi, Shkolla jopublike ARISTOTELI, klasa XII)




3,109 Lexime
5 vjet më parë