ESE KRAHASUESE

“Ndonjëherë mrekullitë vijnë së bashku”, ese nga maturantja Irena Ara

“Prej vitesh jam magjepsur nga çudia e natyrës e quajtur ‘binjakë’ ose ‘të njëjtë’. Ka disa grupe binjakësh indentikë dhe unë gjithmonë jam përqendruar në ngjashmëritë e tyre, por unë sot do të flas për dy binjakë të veçantë, të ndryshëm nga paraqitja, por të njëjtë në shpirt”.

Ese krahasuese


Tema: “Dy vëllezërit binjakë”

Punoi:  Irena Ara

Shkolla “Adem Haxhija”, Postribë

Klasa: XII-A

Lënda: Gjuhë Shqipe


Prej vitesh jam magjepsur nga çudia e natyrës e quajtur “binjakë” ose “të njëjtë”. Ka disa grupe binjakësh indentikë dhe unë gjithmonë jam përqendruar në ngjashmëritë e tyre,  por unë sot do të flas për dy binjakë të veçantë, të ndryshëm nga paraqitja, por të njëjtë në shpirt. 


Ata nuk janë si të gjithë binjakët e tjerë që u pëlqen të duken njësoj; këtyre të dyve u pëlqen të vishen ndryshe nga njëri-tjetri. Mund ta ndjejnë dhimbjen e njëri-tjetrit, madje aq të ngjashëm i kanë mendimet sa arrijnë të plotësojnë fjalitë që njëri prej tyre ka nisur.



Uvejsi


Pëshkrimin tim të parë do e nis me Uvejsin, pasi është vëllai i madh ndër këta të dy. Ai është i gjatë, brun me sytë e zinj, por në lëkurë është i bardhë. Përsa i përket karakterit ai është çapkën dhe ka një sens humori shumë të bukur. Si të gjithë djemtë e tjerë nuk i pëlqen aspak shkolla, për më tepër që të përqendrohet në mësim. Eshtë i shkathët dhe shumë i matur në hapat që ai hedh. Ndonjëherë tregohet i pabindur me mësuesit, sepse siç e përmenda me sipër “bezdiset” ose “nuk ka nerva” për të bërë mësim, por gjithashtu di shumë mirë që të mbaj edhe seriozitetin. Mban fjalën e dhënë dhe nuk mendohem dy herë për t’i treguar ndonjë sekret timin, pasi ai është i besës dhe është gjithmonë i gatshëm për të më ndihmuar. 



Usami


Usami është një ndër djemtë me të mirë që kam takuar ndonjëherë. Ka qenë shoqëruesi im i bankës gjatë vitit të parë të gjimnazit dhe mund ta cilësoj si me të mirin. Gjatë kohës që qëndroja me të, gjithmonë më bënte për të qeshur dhe e gjithë dita na shkonte vaj. Madje mbaj mend një rast kur zysha më kishte ngritur në mësim, por kisha harruar fjalinë e radhës, ai e vuri re këtë detaj dhe filloj që ta shpërqendronte deri sa mua të më kujtohej vazhdimësia e mësimit. Ndryshe nga Uvejsi, Usami është bjond me sy kafë dhe pak më i shkurtër. Karakterin e kanë të njëjtë dhe humorin gjithashtu.

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë  

3,223 Lexime
3 vjet më parë