Vendimi

Në Danimarkë studentët paguhen!

Qeveria daneze paguan me 1 mijë dollarë çdo muaj studentët, që jetojnë e studiojnë larg vendlindjes. Megjithatë, kjo ka shkaktuar debate në vend. Pyetja që diskutohet është: a duhet të paguajnë taksapaguesit apo vetë studenti arsimimin e lartë?

Interesimi i nxënësve që përfundonin gjimnazin për universitetin ka qenë vazhdimisht në rënie në Danimarkë. Kjo ka bërë që shteti të marrë masa për të ndryshuar këtë fakt e për të orientuar të rinjtë drejt universitetit.


Pasi përfundonin studimet të rinjtë zgjidhnin të ndiqnin kurse profesionale duke shmangur kështu koston e lartë dhe angazhimin për vite me radhë të studimeve të larta. 


Vendimi i marrë nga qeveria e Danimarkës ka bërë që studentët të zgjidhnin të vijonin studimet e larta. Kështu, sipas vendimit, të ndjekësh studimet e larta në Danimarkë është pa taksa e kosto si dhe shpërblehet.


Qeveria daneze paguan me 1 mijë dollarë çdo muaj studentët, që jetojnë e studijonë larg vendlindjes. Megjithatë, kjo ka shkaktuar debate në vend. Pyetja që diskutohet është: a duhet të paguajnë taksapaguesit apo vetë studenti arsimimin e tij të lartë?


Ata që e mbështesin këtë nismë të qeverisë janë të shumtë, por po kaq të shumtë janë edhe kundërshtarët. Danimarka, Skocia, Norvegjia dhe Finlanda janë të vetmet vende në Europë ku nuk ka tarifë shkollimi për studentët.


(Portali Shkollor)

2,523 Lexime
6 vjet më parë