Lojëra

Në messenger tani vjen Instant Games

Mes funksionet e disponueshme lojërat më të kërkuara por edhe më të klasifikuarat janë ato me turne. “Games bots”, shpjegon Facebook, do të ndihmojnë dhe përfshijnë lojëtarët duke përdorur opsione të reja loje dhe duke inkurajuar frymën e garës...

Pas një faze testimi, Instant Games tani i gjeni në Facebook Messenger në nivel global. Tani janë të disponueshëm për mbi një mialiardë përdorues, përfshirë dhe ata shqiptarë. Lojërat synojnë që përdoruesi të kalojë sa më shumë kohë të jetë e mundur me personat e brendshëm të chatit të rrjetit social.


Këto lojëra janë pasuruar me disa risi të prezantuara nga kompania gjatë konferencës së fundit për zhvilluesit. Risitë fillojnë që nga “bots” apo chat-robotët sic njihen ndryshe, që stimulojnë lojëtarët në minikompeticionet.


Mes funksionet e disponueshme lojërat më të kërkuara por edhe më të klasifikuarat janë ato me turne. “Games bots”, shpjegon Facebook, do të ndihmojnë dhe përfshijnë lojëtarët duke përdorur opsione të reja loje dhe duke inkurajuar frymën e garës, me përditësim të klasifikimeve.


Një nga lojërat e para me të cilat shfrytëzohen këto risi është “Ëords with Friends” i Zynga, ndërsa nga “bot” është “Everwing” i Blackstorm. Në dispozicion të përdoruesve janë tashmë 50 tituj.

1,409 Lexime
6 vjet më parë