Tiranë

Nisma e bashkisë, “26 Nëntori” si një shkollë verore

Bashkia e Tiranës synon që gjatë sezonit të pushimeve verore, shkollat, nga institucione të dijes, të shndërrohen në vende argëtimi dhe edukimi fizik.

Shkolla  “26 Nëntori” është një nga shtatë institucionet arsimore në kryeqytet që deri në nisje të sezonit të ri shkollor është e hapur për çdo nxënës të saj për të kaluar ditët e verës.

Bashkia e Tiranës synon që gjatë sezonit të pushimeve verore, shkollat, nga institucione të dijes, të shndërrohen në vende argëtimi dhe edukimi fizik.

Për vitin e ri arsimor, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se vetëm në dy gjimnaze mësimi do të vazhdojë të kryhet me dy turne. Problematike mbetet situata në ciklin 9-vjeçar, ku mësimi bëhet me dy turne. Për këtë Bashkia Tiranë do të nisë ndërtimin në të njëjtën kohë të 20 shkollave.

2,184 Lexime
7 vjet më parë