Një frigorifer me ushqime falas për të gjithë të varfërit
Minu Pauline pati një ide. Duke ditur që restoranti i saj prodhonte ushqime, mendoi që të vendoste një frigorifer jashtë, në rrugë. Kështu që njerëzit në nevojë mund të vetëshërbeheshin.
Minu Pauline është pronarja e restorantit të famshëm “Pappadavada’’, në Kochi në Indi. Një ditë, ajo pa një grua të pastrehtë që po hante ushqime të hedhura në koshin e mbeturinave. Pauline nuk mund ta ndihmonte, por u prek shumë nga varfëria e kësaj gruaje dhe ndjeu që duhet të bënte diçka.
Minu Pauline pati një ide brilante. Duke ditur që restoranti i saj, “Pappadavada”, prodhonte ushqime, mendoi që të vendoste një frigorifer jashtë, në rrugë. Kështu që njerëzit në nevojë mund të vetëshërbeheshin.
Kështu ajo vendosi të linte një frigorifer plot me ushqime në mes të rrugës për këdo që kishte nevojë. Frigoriferi është i hapur 24 orë çdo ditë dhe çdo nevojtar mund të marrë një vakt falas aty. Pauline vendos 78-80 vakte të reja çdo ditë. Restorante të tjera të zonës dhe njerëz që shqetësohen për të pastrehët, vendosin gjithashtu në frigorifer, rregullisht, ushqime.
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane
Zbulohet numri më i madh i rëndomtë!
50 aforizma brilante nga Napoleon Bonaparti