TAKIM ME RRJETIN PROFESIONAL

Përdorimi dhe menaxhimi i pajisjeve dhe platformave online

Mësuesi Bledar Lipo ka realizuar një takim me rrjetin profesional mbi përdorimin e praktikave të suksesshme të TIK, gjatë mësimdhënies online. Ju ftojmë të ndiqni materialin dhe videon e punuar nga mësuesi për t'u njohur më gjatë.

Rezultatet e pritshme:


• Njohim mënyrat e rekomanduara nga strukturat qëndrore për përdorim gjatë mësimdhënies online;

• Të shpjegojmë si të përdorim platformat online për mësimdhënie dhe përgatitje testimi;

• Të menaxhojmë pajisjet dhe memoriet e tyre;

• Etika e mësuesit gjatë mësimdhënies online bazuar në skenarin 3;

• Diskutime mes përvojave të suksesshme midis kolegeve të rinj dhe atyre me përvojë;

• Të përdorim metodologji në mësimdhënie edhe pse online;

• Të vlerësojmë procesin dhe jo vetëm arritjet e nxënësit.



Metodat e rekomanduara:

• Platforma të tjera si zoom meeting, google classroom, bookwidgets, apo dhe perdorimi i rrjetit whats-app.



Platforma akademi.al


• Besoj që të gjithë tashmë jemi regjistruar, kemi hyrë dhe jemi duke përdorur platformën;

• Disa rekomandime apo përdorime.



Platforma bookwidgets


• Lejon organizim mësimi, testime, faqe pune, lojëra për të nxënit interaktiv, etj;

• Dërgon materialet tek nxënësit;

• Korrigjon vetë sistemi testet;

• Nuk ngarkon memorien e telefonit;

• Shmang bërjen e fotove dhe korrigjimet përmes fotove.



Menaxhimi i paisjeve


• Ruajtja e informacionit në folder dhe ruajtja e privatësisë së nxënësit.

• Dërgesa e testeve të korigjuara tek nxënësit.



Etika e mësuesit gjatë mësimdhënies online


• Qartësia

• Thjeshtësia

• Profesionalizmi

• Gatishmëria



Për t'u patur parasysh:


- Mund të sugjerojnë mënyra me të cilat nxënësit të organizojnë kohën e tyre, përfshirë një plan pune për ndarjen e punës gjatë ditëve të javës;

- Duhet të përcaktojnë data për realizimin e detyrave nga nxënësit dhe të ofrojnë një mundësi të dytë për ata të cilët nuk e kanë përfunduar;

- Duhet të dërgojnë reflektimet për të gjitha detyrat e realizuara duke i shoqëruar me zgjidhjen e tyre, brenda një jave shkollore;

- Duhet të komunikojnë me prindërit për të adresuar çdo çështje që nxënësit mund të kenë në lidhje me prezencën e tyre gjatë mësimit në distancë, realizimin e detyrave, komunikimin me shokët, aspektet e shëndetit mendor, menaxhimit të stresit;

- Duhet të identifikojnë nxënësit që nuk janë duke u angazhuar rregullisht dhe të kërkojnë informacion shtesë për të zbuluar pse këta nxënës nuk janë angazhuar.



Si të përdorim metodologjinë?


- Ditare dy pjesësh

- Diagrame Veni

- Punë të pavarur

- Pyetje përgjigje në audio

- Skedë me pyetje

- Puzzle

- Projekte kurrikulare

- Interaktivitet



Të tjera


Format e tjera të përdorimit të teknologjisë janë udhëtimet virtuale në kohë, kuizet online, etj. Nxënësit mësojnë rreth kulturave të ndryshme duke parë fotografi, filma, video, prezantime në power-point dhe tekste të përzgjedhura. Nxënësit, gjatë udhëtimit virtual, u përgjigjen pyetjeve të mësuesit, zgjidhin problema dhe mendojnë në mënyrë kritike.



Vlerësimi i bazuar ne skenarin 3


• Qëllimi kryesor i vlerësimit të nxënësve është përmirësimi i përmbushjes së rezultateve të të nxënit nga nxënësi dhe i vetë procesit të të nxënit.

• Bazuar në reflektime dhe sugjerime që mbështesin dhe nxitin progresin e nxënësve.



Parimet ne skenarin 3


- Mirëqenia e nxënësve

- Vlefshmëria dhe besueshmëria

- Transparenca

- Etika

- Gjithëpërfshirja e nxënësve



Etika gjatë vlerësimit


• Kopjimi dhe cënimi i të drejtës së autorit nuk janë etike. Për ta shmangur këtë, mësuesit duhet të përqëndrohen në detyra që lidhen me përpunimin e informacionit nga nxënësit duke zhvilluar mendimin kritik nëpërmjet analizës, vlerësimit, gjykimit, sintezës, krijimit, zgjidhjes problemore, identifikimit të shkakut dhe të pasojës, dallimit të fakteve dhe të opinioneve, etj.



Nota do të jetë e llogaritur në varësi të situatës së pandemisë


Notat që do të bazohemi me tepër janë:

• Nota e vlerësimit të vazhduar;

• Nota për portofol;

Ndërsa nota e testit/detyrës përmbledhës do të llogaritet vetëm nëse kemi alternim të mësimdhënies në klasë me atë online, në të kundërt nëse jemi vetëm online do të merren për bazë NVV dhe N portofolit.



Diskutime mes kolegëve



Nga mësuesi Bledar Lipo

Përgatiti për publikim Parajsa Shtini



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,897 Lexime
3 vjet më parë