KRIJIM

Poezi "Nënë Tereza"

Hemalda Hysko ka krijuar një poezi, dedikuar figurës së Nënë Terezës, me po të njejtin titull. Kjo poezi, merr akoma më tepër vlera, nëse i referohemi vendit që Nënë Tereza zë në zemrat e shqiptarëve.

Nënë Tereza

Nënë Terezë emrin e ke

Por për ne një tjetër je.

Ti je Gonxhe Bojaxhiu,

Që si ylli vetëtiu.

Anë e mbanë nëpër botë

Të drejtonte ty një Zot

E mbaje Biblën në duar

Ecje, flisje, pa përtuar.

Për të mjerë e të meckosur

Të pangrënë, e të kanosur

Ua vije duart në kokë

Dhimbjen t'ua lehtësoje

Nga mjerimi t'i shpëtoje.

Ti ishe e mirë dhe e urtë

U rrite, u plake, atje në Kalkutë

Me mirësitë që ke bërë

Të donte një botë e tërë. 

(Hemalda Hysko; Portali Shkollor)

21,887 Lexime
4 vjet më parë