TRASHËGIMI

Projekt: Trashëgimia jonë kulturore

Klasa VIII e shkollës Jakov Xoxa, Fier, paraqiti një projekt cilësor në lidhje me zakonet dhe traditat si pasuri e trashëgimisë sonë kulturore. Veshjet, këngët, vallet, gatimet, zakonet në dasma e morte ishin objekt i këtij projekti.

Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm. Trashëgimia kulturore përfshin pronën kulturore e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, peizazhet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore, (të tilla si folklori, traditat, gjuha dhe njohurit tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore

Klasa VIII tw shkollës Jakov Xoxa, Fier, paraqiti një projekt cilësor në lidhje me zakonet dhe traditat si pasuri e trashëgimisë sonë kulturore. Veshjet, këngët, vallet, gatimet, zakonet në dasma e morte, vendbanimet e herëshme, zonat turistike, qenë objekt i këtij projekti. 

Doket e zakonet përbëjnë një nga karakteristikat e rëndësishme etnike të çdo bashkësie shoqërore, sipas të cilave është zhvilluar jeta e popullit në të kaluarën. Ato janë norma të krijuara nga përvoja, ligje të pashkruara të popullit, në bazë të të cilave drejtohej e qeverisej nje shoqëri e caktuar. Doket e zakonet e popullit tonë, të krijuara në rrjedhën e gjatë të shekujve që nga lashtësia e gjer vonë, janë pjesë përbërëse e kulturës popullore shqiptare. Ato janë krijuar në truallin ku banojnë shqiptarët prej shekujsh dhe kanë një nënshtrat të përbashkët.

 

Kurnxënësi udhëhiqet drejt, ai arrin të japë më të mirën. Këto forma të nxëninxisin sipërmarrjen, organizimin, bashkëpunimin, kreativitetin, qytetarinëaktive, integrimin etj.

Kultura materiale përfshin:

• Muzeologjia

• Shkenca arkivore

• Konservimi (i trashëgimisë kulturore)

o Konservimi artistik

o Konservimi arkeologjik

o Konservimi arkitektonik

o Arkiva filmike

o Konservimi i regjistrimeve fonografike

• Konservimi digjital


Kultura shpirtërore:

• folklori

• historia orale

• ruajtja e gjuhës


Trashëgimia natyrore

Aspektet e ruajtjes dhe konservimit të trashëgimisë natyrore përfshijnë:

• Konservimi i varieteteve të rralla

• Bimët e rrala nacionale

(Portali Shkollor)

53,572 Lexime
5 vjet më parë