Futboll

Shqipëria humbet përballë Luksemburgut

Tekniku italian është shprehur se humbja e mbrëmjes së djeshme ishte një humbje që peshonte shumë, aq më tepër kur ishte përballë një skuadre e cila nuk i ka cilësitë e kuqezinjve, por luftoi më shumë për të arritur rezultat.

Nuk është përtypur lehtë humbja e kuqezinjve përballë Luksemburgut nga trajneri Ganni De Biasi, i cili pas ndeshjes deklaroi se ishte mjaft i mërzitur nga kjo humbje.


Tekniku italian  është shprehur se humbja e mbrëmjes së djeshme ishte një humbje që peshonte shumë, aq më tepër kur ishte përballë një skuadre e cila nuk i ka cilësitë e kuqezinjve, por luftoi më shumë për të arritur rezultat.


“Humbje që peshon në mënyrë të pabesueshme ndaj një skuadre që s’ka cilësitë tona, por që ka dëshirë më shumë se sa ne për të luftuar dhe arritur rezultat. Gjë që Shqipëria ka pasur dy vjet pas Evropianit nuk e gjetëm më atë vendosmëri dhe dëshirë për të luftuar për të arritur objektivat. Ekipin e kam nën kontroll, por duhet të japë më shumë nga dëshira. Kaluam në avantazh dhe patëm raste tre apo katër për të shënuar. Mund të dilte me të kuq një futbollist. Arbitri mendoi se meqë ishte miqësore të mos jepte të kuq. Kur je në avantazh nuk duhet të shpërdorosh. Bëmë gabime te dy golat, por duhet të përmirësohemi. Përpara se të shkonim në Evropian dhe brenda kompeticionit treguam se kishim të tjera cilësi, mes grindës, vendosmërisë dhe ndihmës mes njëri-tjetrit”, u shpreh tekniku italian.

Nga ana tjetër duke folur për ndeshjen e ardhshme, atë të 11 qershorit  me Izraelin, De Biasi, deklaroi se skuadra ka lojtarë që mund të japin më shumë.


“Duhet të gjejmë brenda vetes dhe jo të gjejmë motivime të tjera për të shkuar përpara. Ndoshta dikush vuan shumë, por megjithatë kemi lojtarë që mund të japin më shumë se kaq, duke nisur nga ndeshja e ardhshme. Do të shkojmë në meshë njëherë më shumë”, tha De Biasi.


(Portali Shkollor)

1,790 Lexime
6 vjet më parë