Shtëpia Botuese “Albas” rrëmben tri vlerësime në Fondin e Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2025
Shtëpia botuese “Albas” u vlerësua me tri çmime në Fondin e Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2025 nga QKLL, përfshirë një vepër fituese dhe dy dorëshkrime që do të mbështeten për botim.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) ndau sot çmimet për fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025, një nismë që synon të nxjerrë në pah zërat e rinj të letërsisë shqipe dhe të mbështesë botimin e dorëshkrimeve premtuese nga autorë të rinj. Juria, e përbërë nga shkrimtari Ylljet Alicka (kryetar), pedagogia e letërsisë Dhurata Shehri dhe gazetarja e kulturës Arta Marku, përzgjodhi tre fitues dhe vendosi të mbështesë për botim edhe tre dorëshkrime të tjerë.
Në këtë edicion, vëmendjen më të madhe e tërhoqi shtëpia botuese “Albas”, e cila u vlerësua me tri çmime, duke përfshirë një nga çmimet kryesore dhe dy dorëshkrime që do të mbështeten për botim.
Fituesit e çmimeve kryesore janë:
- Ena Bulku për romanin “Pallati i dëshpërimit”, botuar nga Ombra GVG, me motivacionin: “Një roman që eksploron në mënyrë fine fatin e individit, botën e tij të brendshme duke përzier erudicionin, poezinë dhe meditimin mbi kohën dhe kujtesën.”
- Arbër Selmani për vëllimin me tregime “Testosteron”, botuar nga Albas, me motivacionin: “Proza që shkëlqejnë me intuitë dhe stil në zbulimin e të vërtetave të artit.”
- Elvin Nuri për vëllimin poetik “Shpikja e skandalit në idil”, botuar nga Berk, me motivacionin: “Poezi e vetmisë urbane, që figurën e bën zgjedhje jo dekorative.”
Me propozimin e jurisë, do të mbështeten për botim edhe tre dorëshkrime të autorëve të rinj:
- Liza Brozi me dorëshkrimin “Vdekja e kukullës”, nga shtëpia botuese Albas;
- Antonio Çikollari me dorëshkrimin “Pesë vdekje”, nga shtëpia botuese Albas;
- Xhensila Dautllari me dorëshkrimin “Anahera: E fshehta në godinën e pestë”, nga shtëpia botuese Toena;
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Bedri Dedja, gjithmonë për brezat e së ardhmes” – Aktiviteti në nderim të autorit dhe krijimtarisë së tij për fëmijë
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Këshilla për mësuesit që punojnë me tekstin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”