DIDAKTIKË

Si mund të gjeni informacione në internet?

Interneti është një burim i mirë për të marrë informacione. Por si mund t’i kërkoni ato? Duke qenë se jo të gjithë janë përshtatur shpejt me teknologjinë, sidomos moshat shumë të reja dhe ato më pak të reja, ne po ju sjellim disa hapa si të veproni.

Këto janë hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni kur merrni informacione nga interneti: 

  1. Zgjidhni një makinë të mirë kërkuese, p.sh. Google (jepe «www.google.com»).
  2. Shkruani një fjalë sa më të saktë përmbledhëse (më mirë: dy ose më shumë fjalë përmbledhëse) për temën tënde (p.sh. «luani, fabula» nëse kërkon fabula me luanë ose «Kosova, fotografi nga Prishtina» ose «Shqipëria,bujqësia»).
  3. Do gjendeni shpesh përballë një përzgjedhje të madhe të ueb-faqeve. Shiko, së pari, mos është një nga Wikipedia. Wikipedia është një leksikon i mirë. (Mund të shkruani edhe www.wikipedia.org dhe pastaj në rubrikën kërkuese të shënoni fjalën tuaj përmbledhëse).
  4. Kërkoni patjetër edhe në ueb-faqet në gjuhën tuaj amtare ose shënoni në Google një nocion kërkues në gjuhën tuaj. Me rëndësi: ju duhet t‘i shkruani saktë nocionet kërkuese. Nëse nuk jeni të sigurtë, ndoshta mund t’ju ndihmojë një makinë përkthyese. E mirë është p.sh. Google-Translator. (https//translate.google.de/).
  5. Në shumë gjuhë ka faqe të veçanta për fëmijë dhe të rinj (në gjermanisht p.sh. www.blinde-kuh.de). Hulumtoni nëse ka diçka të tillë edhe në gjuhën tuaj!
  6. Nga larmia e informacioneve mund të “humbni” dhe ky është një rrezik! Ndaj mendohuni mirë se cilat faqe (tekste, fotografi, audia-file) ju ndihmojnë për qëllimin tuaj. Shtypi vetëm ato.
  7. Në internet bëhen edhe shumë keqpërdorime. Kini kujdes në këto pika: mos ia jepni askujt emrin tuaj, adresën apo e-mailin tuaj. Mos lejoni të hyni në marrëveshje për takime. Mos porosisni asgjë, pa miratimin e prindërve (në rast se jeni një përdorues në moshë të vogël). Mos klikoni në ato faqe që ju duken pak të çuditshme. Në raste të veçanta kërkoni ndihmën e prindërve ose të mësuesit/es. (nëse je nxënës).


Këshilla

Mos harroni që, përpos internetit, ka edhe burime të tjera të rëndësishme. Në këtë kuadër hyjnë, para së gjithash, këto:

  • Bibliotekat (këtu gjen libra shkencorë, libra referencë, revista etj).
  • Biseda me ekspertë/e të rrethit tuaj shoqëror (prindërit, të njohurit, personat profesionalë ...).
  • Anketa «elektronike» me ekspertët/et (me e-mail, telefon, skype, SMS ...). 




(Përshtati N.Allkja Biçaku, Portali Shkollor) 

2,431 Lexime
4 vjet më parë