Aktivitet

Si të krijojmë kartolina për festat e fundvitit

Të paraqitur keni një kartolinë të thjeshtë të pemës së festave të fundvitit që mund të bëjnë nxënësit e çdo moshe.

Materialet e nevojshme:


Letër me ngjyra

Ngjitës

Gërshërë

Lapsa me ngjyra 



Hapi 1: Palosni një copë letër në gjysmë për të marrë formën e kartolinës. (Shihni fotot hap pas hapi në fund të tekstit.) Prisni një drejtkëndësh nga letra me ngjyrë kafe. Ky është trungu i pemës. Ngjiteni pranë pjesës së poshtme të kartolinës.


Hapi 2: Prisni rreth 16 drejtkëndësha të hollë nga letra e gjelbër për të shërbyer si degët e pemës. Mund të zgjidhni gjithashtu ngjyra të pazakonta si të kuqe, vjollcë, blu ose portokalli për të bërë pemën. Ngjitni një nga "degët e pemës" mbi majën e trungut të pemës, sikur po krijoni një trekëndësh.


Hapi 3: Tani merrni një degë tjetër peme dhe ngjiteni në anën tjetër të trungut të pemës, duke plotësuar majën e trekëndëshit. Vazhdoni të vendosni "degët e pemës", njëra mbi tjetrën në këtë mënyrë, derisa të keni përdorur të gjitha "degët e pemës" dhe të keni atë që duket si një pemë e plotë e Krishtlindjeve.


Hapi 4: Vizatoni dhe prisni një yll për ta vendosur në majën e pemës. Shkruani "Gëzuar Viti i Ri!" në brendësi duke përdorur lapsa me ngjyra. Shtoni një mesazh të përzemërt për personin që merr kartolinën.



Këshillë: Për nxënësit më të vegjël, prisni copat e letrës dhe thjesht kërkojuni atyre t'i ngjitin ato në vend.



Burimi: Klikoni këtu 

 

 Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,492 Lexime
2 vjet më parë