veprimtari

Si të nxisim zhvillimin e trurit te fëmijët?

Në vijim ju sjellim disa këshilla praktike se si të silleni me fëmijët, t’i kuptoni e dëgjoni, t’i njihni me numrat, t’u lexoni, këndoni, eksploroni e diskutoni... Veprimtari këto që ndihmojnë zhvillimin e trurit të fëmijës.

Në vijim ju sjellim disa këshilla praktike se si të silleni me fëmijët, t’i kuptoni e dëgjoni, t’i njihni me numrat, t’u lexoni, këndoni, eksploroni e diskutoni... Veprimtari këto që ndihmojnë zhvillimin e trurit të fëmijës.


1. Shtoni dashurinë dhe menanjoni stresin 

Fëmijët e ndjejnë në ajër stresin ndaj duhet që mami dhe babi të kujdesen për veten. Po ashtu, dashuria me tepricë nuk bën dëm. Studimet tregojnë se fëmijët që ndjehen të sigurt kanë zhvillim më të mirë.


2. Flisni, këndoni dhe tregoni 

Kur tregoni me gisht diçka, ju e ndihmoni fëmijën të lidhë fjalën me objektin. Ata mësojnë të tregojnë me gisht para se të flasin.


3. Numëroni, gruponi dhe krahasoni

Fëmijët i kanë qejf numrat dhe numërimin. Shumë studime tregojnë se fëmijët në fakt lindin me aftësi matematikore. Specialistët sugjerojnë që të rriturit t’i prezantojnë fëmiëjt me gjuhën e matematikës duke përdorur fjali krahësuese, për shembull “Gjyshi është i gjatë, nëna është e shkurtër” etj.


4. Eksploroni nëpërmjet lëvizjes dhe lojës

Këtu qëllimi është që prindi të jetë vigjilent që fëmijët po mësojnë nëpërmjet lojës.


5. Lexoni dhe diskutoni 

Nuk është kurrë herët të filloni t’i lexoni fëmijës. Dëgjimi i fjalëve rrit fjalorin dhe lidhja e objekteve me zërin krijon lidhje (sinapse) në tru. Po ashtu, është e rëndësishme që leximit t’i shtohet diskutimi. Nëse përralla është për një mace, tregoni kush ka mace dhe flisni për macet jashtë librit. Shumë prindër harrojnë ta bëjnë këtë pjesë, thjesht lexojnë në mënyrë automatike.


(Portali Shkollor)

2,832 Lexime
5 vjet më parë