Ese

Udhëtimi i Mesit me sytë e nxënësit Jon Serhati

Jon Serhati, 8 vjeç, nxënës i klasës së dytë në shkollën “Arsekeio”, ka lexuar librin “Lionel Mesi” nga seria Legjendarët dhe ka shkruar në pak rreshta me pasion historinë e yllit të futbollit, duke theksuar sakrificat, talentin dhe rrugën drejt Kupës së Botës.

Nga Jon Serhati



Lionel Mesi ishte shumë i varfër. Ai e kishte më shumë dëshirë futbollin.


Babai dhe mamaja ishin shumë të varfër, dhe nuk mund ta çonin në futboll.


Lionel Mesi ishte shumë i trishtuar. Por, në vitin 2002 ai ishte 17 vjeç, dhe klubi i tij i parë ishte Barcelona. Aty Lionel Mesi u rrit shumë dhe pati shokët e tij, si: Eto’o, Henry, dhe shoku më i mirë ishte Ronaldinjo. 


E shikoni këtë djalë? Mbajeni mend, emri i tij është Lionel Mesi, futbollist shumë i mirë! Më i mirë se mua madje! – Thotë Ronaldinjo. 


Derisa Ronaldinjo iku në Milano, Mesi ishte shumë i trishtuar. Ai bënte shumë gola dhe Barcelona doli si klubi më i mirë në botë. 


Le të rikthehemi në botën ku Lionel Mesi ishte i vogël. Një ditë, në një ndeshje shumë të rëndësishme, një lojtar u vra. Lionel Mesi donte të shkonte me gjyshen në ndeshje.


 –S’ka shanse! – tha trajneri. 

– Ju lutem– u përgjigj nëna. Besomë! 

– Në rregull– tha trajneri. 


Ai tha që lojtarët e tjerë të gjuanin lehtë topin. Por Mesi i shmangu bukur fare. Një ditë, Lionel Mesi ishte ngacmuar në banjë. Por pastaj mori një sapun dhe e çau xhamin. Dhe ata fituan. Dhe Mesi fitoi Kupën e Botës.  


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

267 Lexime
3 javë më parë