“Vallja e Fitores”, festë e madhe në Shkodër
Me 23 prill, Shkodra mirëpret arbëreshet nga Kalabria për të festuar “Vallen e Fitores”. Një festë përkujtimore që këtë vit mbush 550-vjetorin e saj. Gjithçka u organizua nga “Eko Mendje”.
“Vallja e Fitores” përkujtohet në 550-vjetorin e saj në Shkodër. Mbi 60 arbëresh të veshur me veshjet tradicionale dhe ansamble të Malit të Zi, Kosovës, Lezhës, etj., do mbushin Shkodrën me trashëgimitë tona etnografike dhe folklorike.
Me 23 prill në Shkodër do presim arbëreshet nga Kalabria (Kozenca, Frashineto, Ejanina, Civita, San Marzano etj...) për të festuar “Vallen e Fitores”. Një festë përkujtimore që këtë vit mbush 550-vjetorin e saj. Kjo festë e trashëguar për më shumë se pesë shekujsh është mjaft popullore në komunitetet arbëreshe dhe festohet nga më i moshuari e deri te më i mituri.
Një grup prej 50 arbëreshësh do të bëjë paradë në Shkodër, me veshje tradicionale, valle dhe këngë sipas një programi dhe agjende të parapërgatitur.
Programi i datës 23 prill 2017
- Ora 15:00, grupi i 50 arbëreshëve të veshur me kostumet e tyre tradicionale do të ndalojnë te sheshi i “Trumës së Dugajeve të Reja”, simbol i Shkodrës e me ujin mikpritës.
- Mikpritja nga banorët e Shkodrës me veshje tradicionale dhe parakalimi / parada e arbëreshëve së bashku me shkodranët, ku do të prijë Gjergj Kastrioti Skënderbeu i hipur mbi kalin e bardhë.
- Ecja në pedonale e përgjatë bulevardit “Skënderbej” me ndalesë tek sheshi “Luigj Gurakuqi”, shoqëruar me këngë dhe valle.
- Ecja vazhdon në pedonalen tjetër deri në kështjellën “Rozafa”, ku në oborrin e brendshëm të saj do të ndizen pishtarët e do të fillojnë lojërat dhe këngët e “Valles së Fitores” dhe me organizime të ndryshme.
- Vizitë në “Muzeun e Kështjellës”.
- Festë, këngë arbëreshe me firzamonike dhe kitara, valle, tregime tek “Bar Hotel Tradita”.
- Përcjellja nga populli i Shkodrës në mesnatë i grupit të arbëreshëve drejt Lezhës.
Falënderojmë Lëvizjen “Foleja Kombëtare Shqiptare”, Bashkia Lezhë (Sektori i Trashëgimisë Kulturore), DRKK Shkodër, Bar Hotel Tradita dhe Opportunity Group, për mbështetjen!
Mos e humbisni këtë ditë!
“Eko Mendje” ju fton edhe ju, mos mungoni! Mund të vishni një kostum tradicional dhe t’i bashkoheni festës.
(Portali Shkollor)
Mjekja e viteve të gjata, që të shëron me fjalë, në pritje të të rinjve…
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Arsyet pse fëmijët duhet të kenë një kafshë shtëpiake