Violeta Ramaj: Rrugëtimi im në eTwinning dhe projekti "I Learn Life Skills Through STEAM"

Mësuesja Violeta Ramaj ndan përvojën e saj 8-vjeçare në eTwinning dhe angazhimin në projektin ndërkombëtar “I Learn Life Skills Through STEAM”. Përmes aktiviteteve kreative dhe bashkëpunuese, nxënësit zhvillojnë aftësi jetësore, kreativitetin dhe përdorimin e teknologjisë.

Violeta Ramaj 

Shkolla 9 vjeçare Mark Trokthi, Laç



Prej tetë vitesh jam pjesë aktive e komunitetit eTwinning, duke bashkëpunuar në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare me mësues dhe nxënës nga vende të ndryshme të Europës. Gjatë këtyre viteve, eTwinning ka qenë një përvojë shumë e vlefshme për mua si mësuese, pasi më ka dhënë mundësinë të shkëmbej ide, të njoh kultura të ndryshme, të zhvillohem profesionalisht dhe të sjell metoda më bashkëkohore në procesin mësimor.


Përmes projekteve të realizuara ndër vite, nxënësit kanë pasur mundësinë të zhvillojnë aftësi të rëndësishme si bashkëpunimi, komunikimi, kreativiteti, mendimi kritik dhe përdorimi i teknologjisë në mënyrë të dobishme. Punët dhe aktivitetet e zhvilluara kanë qenë gjithmonë të fokusuara tek nxënësi, duke e bërë atë pjesë aktive të të nxënit dhe duke e motivuar të mësojë përmes praktikës dhe eksperiencës.


Këtë vit shkollor jam përfshirë në projektin ndërkombëtar me temë “I Learn Life Skills Through STEAM”, një projekt shumë kreativ dhe frymëzues, i themeluar nga mësuesja Seher nga Turqia. Ky projekt synon zhvillimin e aftësive jetësore tek nxënësit përmes qasjes STEAM, duke ndërthurur Shkencën, Teknologjinë, Inxhinierinë, Artin dhe Matematikën në aktivitete praktike dhe bashkëpunuese.


Në kuadër të këtij projekti, nxënësit janë angazhuar në aktivitete të ndryshme krijuese, eksperimente, punë në grup, prezantime dhe përdorim të mjeteve digjitale, duke mësuar jo vetëm njohuri akademike, por edhe aftësi që do t’u shërbejnë në jetën e përditshme. Ata kanë zhvilluar vetëbesimin, përgjegjësinë, aftësinë për të zgjidhur probleme dhe për të punuar në mënyrë efektive me të tjerët.


Një ndër aspektet më të rëndësishme të këtij projekti ka qenë bashkëpunimi me mësues nga vende të ndryshme, ku kemi ndarë ide, praktika të mira dhe kemi realizuar aktivitete të përbashkëta në një atmosferë miqësore dhe profesionale. Ky bashkëpunim ka sjellë përvoja të reja si për ne mësuesit, ashtu edhe për nxënësit tanë.


eTwinning vazhdon të mbetet një platformë shumë e rëndësishme për zhvillimin profesional të mësuesve dhe për krijimin e një mjedisi mësimor modern, inovativ dhe gjithëpërfshirës. Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam pjesë e këtij komuniteti prej kaq vitesh dhe besoj se projekte të tilla ndikojnë pozitivisht në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.


Me dëshirën për të vazhduar edhe në të ardhmen me projekte të reja dhe bashkëpunime frytdhënëse, mbetem e motivuar për të sjellë tek nxënësit eksperienca sa më të bukura dhe domethënëse në rrugëtimin e tyre arsimor.



My eTwinning Journey and the Project “I Learn Life Skills Through STEAM”


For the past eight years, I have been an active member of the eTwinning community, collaborating on various national and international projects with teachers and students from different European countries. Throughout these years, eTwinning has been a very valuable experience for me as a teacher, as it has given me the opportunity to exchange ideas, discover different cultures, develop professionally, and bring more modern teaching methods into the learning process.


Through the projects carried out over the years, students have had the opportunity to develop important skills such as collaboration, communication, creativity, critical thinking, and the effective use of technology. The activities and tasks implemented have always been student-centered, making learners active participants in the educational process and motivating them to learn through practice and real experiences.


This school year, I am involved in the international project “I Learn Life Skills Through STEAM”, a very creative and inspiring project founded by teacher Seher from Turkey. The project aims to develop students’ life skills through the STEAM approach by integrating Science, Technology, Engineering, Arts, and Mathematics into practical and collaborative activities.


As part of this project, students have participated in various creative activities, experiments, teamwork tasks, presentations, and digital tool applications, learning not only academic knowledge but also essential skills that will help them in everyday life. They have improved their self-confidence, responsibility, problem-solving abilities, and teamwork skills.


One of the most valuable aspects of this project has been the collaboration with teachers from different countries, where we have shared ideas, best practices, and carried out joint activities in a friendly and professional atmosphere. This collaboration has brought new experiences both for us as teachers and for our students.


eTwinning continues to be an important platform for teachers’ professional development and for creating a modern, innovative, and inclusive learning environment. I am very happy and proud to have been part of this community for so many years, and I strongly believe that such projects have a positive impact on the education and development of younger generations.


With the desire to continue participating in new projects and fruitful collaborations in the future, I remain motivated to provide my students with meaningful and inspiring learning experiences throughout their educational journey.






© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

160 Lexime
4 orë më parë