"Vasil Shanto"

Xhamia e Et’hem Beut

Ky material është realizuar nga nxënësit e shkollës “Vasil Shanto” në kuadër të projektit të Albas për shkollat 9-vjeçare “Të lexojmë qytetin”.

Xhamia e Et’hem Beut ndodhet në qendër të Tiranës. Filloi të ndërtohej nga Mulla Beu i ardhur nga Petrela në vitin 1789. Ajo përfundoi në vitin 1821 nga i biri i Mullë Beut, Haxhi Et’hem Beu. Xhamia ishte në fazën e fundit të ndërtimit dhe ngritja e kullës pranë xhamisë po bëhej një element i pandarë i traditës vendase.


Historia

Mulla Beu i cili hodhi themelet e kësaj foltoreje arriti të mbarojë cepat e kubesë së kësaj xhamie. I ndjeri nuk mundi të përjetonte zbukurimet dhe pikturimit në këtë xhami pasi ndërroi jetë më 1807. Biri i Mullait, Haxhi Et’hem Beu, i pasur me dije dhe pozitë arriti të plotësojë minaren e xhamisë. Ai bëri dekorimin me piktura të xhamisë, ndërtoi tavanin e portikun dhe kështu mundi të përfundojë xhaminë më 1830-1831. 


Që pas kësaj kohe Azani filloi të dëgjohej nga kjo xhami 5 vaktet e ditës. Për arkitektin e kësaj xhamie nuk ka të dhëna, por për anën e pikturimit të xhamisë mes popullit të Tiranës flitet se kanë qenë 2 qytetarë intelektualë të Tiranës të quajtur Isuf Zorba dhe Mulla Halim Bulku. Një veçori e kësaj xhamie është futja e elementit të natyrës në dekorativin e saj me një pamje madhështore dhe e zbukuruar me “Ajetul Kursine”, shkruar  në formë spirale. Ndërsa në fund të kubesë janë shkruar 99 emrat e Allahut. Xhamia përmban 18 dritare, ka një mimber të madh prej druri. Në xhami gjithashtu gjendet nafili në të cilin falen gratë.

Ky material është realizuar nga nxënësit e shkollës “Vasil Shanto” në kuadër të projektit të Albas për shkollat 9-vjeçare “Të lexojmë qytetin”.


(Punuan nxënësit e klasës së VI-D të shkollës “Vasil Shanto”: Eni Shtëmbari, Erisa Fjolla, Genti Musagalliu)

4,971 Lexime
7 vjet më parë