"Mësues për Shqipërinë", MASR informon DAR dhe ZA
Në zbatim të Udhëzimit Nr.40, datë 09.10.2015 "Për organizimin e testimit të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në arsimin parauniversitar" dhe të Udhëzimit Nr.38, datë 06.10.2015 "Për procedurat e lëvizjes paralele...
Në zbatim të Udhëzimit Nr.40, datë 09.10.2015 "Për organizimin e testimit të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në arsimin parauniversitar" dhe të Udhëzimit Nr.38, datë 06.10.2015 "Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar" të Ministrit të Arsimit dhe Sportit
Ju informojmë se:
1. Kandidatët për ushtrimin e profesionit të mësuesit të plotësojnë formularin e pjesëmarrjes në testim, përmes aplikimit online në portalin “Mësues për Shqipërinë 2017-2018”, website: https://mesuespershqiperine.al/ nga data 16.01.2018 deri 31.01.2018.
2. Aplikimi online do të kryhet nga të gjithë kandidatët të cilët kanë dorëzuar dosjet në DAR dhe kanë tërhequr “Formularin e Kualifikimit”.
Urdhri për miratimin e strukturës së vitit shkollor 2021-2022 në sistemin arsimor parauniversitar
Udhëzues për zhvillimin e kurrikulës së re në arsimin fillor
Udhëzimi për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arsimorë në IAP