12-vjeçarja lë pas dy gjenitë e fizikës

Testi i inteligjencës, 12 vjeçarja arrin rezultat maksimal, lë pas 2 gjenitë e fizikës Albert Einstein e Stephen Hawking

Testi i inteligjencës, 12 vjeçarja arrin rezultat maksimal, lë pas 2 gjenitë e fizikës Albert Einstein e Stephen Hawking

Lydia Sebastian është vajza 12-vjeçare e cila ka lënë pas dy gjenitë e fizikës, Albert Einstein dhe Stephen Hawking. Pasi iu nënshtrua testit të inteligjencës 12-vjeçarja mori 162 pikë. Për t’u pranuar në grupin elitë ku bëjnë pjesë vetëm 2% e njerëzve në botë me nivelin më të lartë të inteligjencës duhet të marrësh të paktën 148 pikë, por për Lydian kjo nuk ishte aspak e vështirë, madje ishte më e lehtë se sa ajo e kishte menduar.

“Në fillim isha vërtet nervoze, por pashë që ishte shumë më e lehtë se sa e mendoja. Ishte një goditje e bukur ajo që bëra”, tregon Lydia e entuziazmuar menjëherë pas provës. Pas testit vajza u rrethua nga njerëz të rritur, kuriozë dhe ekspertë, të gjithë duke bërë tifo për atë që të bëhej anëtare e klubit të gjenive.

Për prindërit e 12-vjeçares kjo ishte e pabesueshme. “Kur mora vesh që kishte marrë maksimumin e pikëve, u trondita. Nuk besoja se ajo do të arrinte që të mundte Einstein dhe Hawking”, u shpreh babai i 12-vjeçares me profesion radiolog në spitalon Colchester, i cili tregoi se ishte bashkëshortja ajo që e nxiti vajzën t’i nënshtrohej testit.

Prindërit treguan se Lydia nisi të flasë që kur ishte gjashtë muajshe, i bie violinës që në moshën 4-vjeçare dhe lexoi tre herë ciklin prej 7 librash të romanit të Harry Potter.

Lydia kishte kohë që iu lutej prindërve që ta lejonin të bënte testin e inteligjencës. Pas përpjekjeve 1-vjeccare Lydia ia doli të bindte prindërit dhe t’i nënshtrohej testit të inteligjencës.

Lydia studioi gjatë pushimeve verore dhe në fudn të testit ajo mori 162  pikë.

Mensa është një shoqatë internacionale, një lloj klubi elitë, ku bëjnë pjesë 2% e njerëzve në botë, me nivel të lartë inteligjence (QI). Që të pranohesh në grupin e tyre, duhet të marrësh të paktë 148 pikë, një test që certifikon inteligjencën e aspiruesve ‘mensianë’

2,375 Lexime
8 vjet më parë