RËNDËSIA E IMAGJINATËS

A po e vrasin shkollat kuriozitetin? Ja përse nuk duhet t’i detyrojmë fëmijët vetëm të mbyllen dhe studiojnë.

Shkolla vret kuriozitetin. Kur duhet të bëjnë pyetje fëmijët për gjërat që u interesojnë? Sapo janë në shkollë fillore ata duhet të mbyllen dhe të mësojnë. Nuk është faji i mësuesve. Ata kanë kaq shumë objektiva për të përmbushur.

Nxënësit që pyesin shumë, marrin rezultate më të mira, veçanërisht ata nxënës që vijnë nga shtresa më të ulëta. 


Fëmijët e ulur në dysheme, presin që mëuesi i tyre t’u shpjegojë rreth motit, të rrethuar nga piktura resh.  Në këtë moment fëmijët, të nxitur nga imagjinata, mund të krijojnë një numër të pafundmë pyetjesh. Në sfondin e provave dhe objektivëve, pyetjet shkojnë kryesisht pa përgjigje dhe mundësitë e mësimit humbasin. 


Studiuesit nga Universiteti i Michigan-it, zbuluan se fëmijët më kuriozë, performojnë më mirë. Më tej, studiuesit zbuluan se aftësia për të qëndruar të përqëndruar nuk vlen më shumë se kurioziteti. 


Mësimdhënësit që përqendrohen në zhvillimin e fokusit dhe sjelljes së mirë për shkak të lidhjeve me performancën e mirë akademike, tani duhet të marrin përsipër që zhvillimi i kuriozitetit mund të jetë edhe më i rëndësishëm.


Studiuesi kryesor i studimit, Dr Prachi Shah, një pediatër zhvillimor i sjelljes tek fëmijët: "Promovimi i kuriozitetit te fëmijët, veçanërisht ata që vijnë nga vende të varfra, është e rëndësishme. Vetëm përmes kësaj arme të fuqishme, mund të zbehet hendeku mes nxënësve me mundësi ekonomike dhe atyre pa mundësi ekonomike. Promovimi i kuriozitetit është themeli drejt arritjeve akademike”.


Fëmijët kanë lindur kuriozë. Numri i pyetjeve që një vogëlush mund të shtrojë mund të duket i pafundmë. Në vitin 2007, studiuesit që regjistronin pyetjet e bëra nga fëmijët e moshës 14 muaj deri në pesë vjet zbuluan se kishin bërë mesatarisht 107 pyetje në orë. Një fëmijë arrin të bëjë deri tre pyetje në minut. 


Por hulumtimi nga Susan Engel, autor i The Hungry Mind dhe një autoritet kryesor ndërkombëtar për kuriozitetin tek fëmijët, vë re se pasi fëmijët nisin shkollën, humbasin dëshirën për të pyetur dhe për t’u kuriozuar. Në një shkollë periferike amerikane, ajo pikasi pak nxënës, që i përkisnin ciklit fillor. Ata bënin 2-3 pyetje në një hapësirë prej dy orësh. Ndërkohë që nxënësit e klasës së gjashtë nuk bënin asnjë pyetje. 


Në një vëzhgim në një klasë të nëntë, ajo pa një vajzë që ngriti dorën dhe bëri pyetjen nëse ka ndonjë vend në botë ku nuk bëhet art dhe përgjigja e mësues vijoi: “Zoi nuk është koha për të bërë pyetje, por është koha për të mësuar”. Kur vizitohen shkolla, më shumë specialitët fokusohen tek arritjet akademike, sesa tek zhvillimi i imagjinatës dhe kuriozitetit. 


Nëse mësuesit i mësojnë fëmijët që të vegjël të mos jenë kuriozë, nuk është çudi që nesër ata të jenë studentë të pamotivuar, thjesht riprodhues leksionesh, pa pasur dëshirën për të qenë novatorë. 


Shtatorin e kaluar, një çerdhe mori masën ekstreme, atë të heqjes së lodrave për fëmijët e moshës dy vjeç. Këto lodra i zëvendësuan me një sërë kutish kartoni, kanaçe prej kallaji, tenxhere, tigan, telefona të vjetër, kazan, kompjuter dhe pajisje hidraulike. Atëherë fëmiëjt filluan të vendosin në punë imagjinatën. Ndërtuan anije kozmike, bënin telefonata me njerëz imagjinarë. Ajo që duan fëmijët është të kopjojnë të rriturit me objekte, pasi për ta bota e të rriturve, bashkë me objektet, është shumë interesante. 


“Shkolla vret kuriozitetin. Kur duhet të bëjnë pyetje fëmijët për gjërat që u interesojnë? Sapo janë në shkollë fillore ata duhet të mbyllen dhe të mësojnë. Nuk është faji i mësuesve. Ata kanë kaq shumë synime për të përmbushur. "


Paul Howard-Jones, profesor i neuroshkencës në Universitetin e Bristol-it, thotë se njerëzit mësojnë nga situatat e reja dhe kurioziteti është i rëndësishëm për atë proces.


"Fëmijët duhet të nxiten dhe inkurajohen të bëjnë pyetje edhe pse kjo mund të jetë sfiduese për mësuesin," thotë ai. “Duhet të gjejmë ca kohë për pyetje gjatë ditës. Nuk ka kohë të mjaftueshme në shkolla për kreativitet dhe për të ndjekur kuriozitetin. "



Përktheu: Parajsa Shtini

Burimi: The Guardian


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,156 Lexime
3 vjet më parë