Gjuha e huaj

Aplikacionet më të mira për të mësuar një gjuhë të huaj

Nëse ende nuk dini një gjuhë të huaj, mos humbni më kohë, mësojeni tani nëpërmjet katër aplikacioneve më të mira: Duolingo, Busuu, Memrise dhe Mindsnacks.

Të dish një gjuhë të huaj në ditët e sotme është një domosdoshmëri për të komunikuar me të tjerët si dhe për të siguruar një vend pune. Koha kërkon që të gjithë të dinë të paktën  një gjuhë të huaj, kështu që nëse nuk di end enjë gjuhë të huaj thuaji vetes: “asnjëherë nuk është vonë për të mësuar”. Me rritjen e teknologjisë rriten edhe mundësitë. Janë të paktën 4 aplikacione të njohura përmes të cilave ju mund të mësoni një gjuhë të huaj.


Duolingo është mjaft i lehtë në përdorim dhe mbi të gjitha të lejon të avancosh hap pas hapi. Fillohet me shprehje të thjeshta dhe më pas kalohet në mësime më të vështira dhe komplekse. Nëse harroni diçka, Duolingo është një aplikacion që ju lejon shumë thjeshtë t’i riktheheni përsëri mësimit dhe të punoni me dobësitë që mund të keni. Duolingo ofron mësimin e gjuhëve: Anglisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht, Frëngjisht.


Busuu është një aplikacion që ofron mundësi mjaft të mira mësimi. Aplikacioni shfaq një video ku dikush tjetër është duke folur, dhe më pas i kërkohet përdoruesit të regjistrojë përgjigjet e veta. Ju mund të mësoni: Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht, Turqisht, Rusisht, Portugalisht, Japonisht, gjuhën Kineze dhe gjuhën Polake.


Aplikacioni Memrise përdor metoda efektive për të mësuar. Ky aplikacion përdor animacione, pamje që ndihmojnë kujtesën, si dhe quiz-ce të ndryshme të cilat janë çelësi i suksesit. Gjuhët që mund të mësoni: Gjermanisht, Frëngjisht, Rusisht.


Mindsnacks kombinon argëtimin me mësimin duke u bërë kështu një mënyrë perfekte për të mësuar. Aplikacioni përbëhet nga 11 mësime të ndryshme të dizenjuar në lojëra të thjeshta. Gjuhët që mund të mësoni nëpërmjet këtij aplikacioni: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, Portugalisht, Japonisht dhe gjuhën Kineze.


(Portali Shkollor)

4,885 Lexime
6 vjet më parë